Republika e Shqipėrisė
Kėshilli i Ministrave
Zyra e Komunikimit dhe Informimit

 


Bulevardi "Dėshmorėt e Kombit", Tiranė. Tel & Fax : ++355 4 257560


Sistemi i Qeverisjes

     

Emblema
Emblema e Republikës së Shqipërisë paraqitet me një shqiponjë të zezë, të vendosur në një mburojë të kuqe të tipit "variaz". Mburoja e kuqe rrethohet nga një shirit i zi. Në pjesën e sipërme, me të kuqe është shkruar Republika e Shqipërisë.

Sistemi i Qeverisjes
Republikë Parlamentare
Parlamenti shqiptar është parlament me një dhomë dhe 140 deputetë, të cilët zgjidhen një herë në katër vjet me zgjedhje të përgjithshme.

Presidenti i Republikës
Z. Bujar Nishani, i zgjedhur nga Parlamenti për një periudhë pesë-vjeçare.

Kryetari i Këshillit të Ministrave
Z. Sali Berisha (Partia Demokratike)

Qeveria
Përbëhet nga Koalicioni ndërmjet PD, PR, PAA, PAD, PLL, PBKD, PBK, BLD, PDI, LDK, AD, PBKD, PRDESh, PDMR, AMIE, ADS, POSh, PFA.

Kushtetuta
Kushtetuta e re e Republikës së Shqipërisë është aprovuar me referendum popullor, më 28 nëntor 1998.

Festa Kombëtare
28 nëntor (Dita e Flamurit)


Marrë nga Ministria e Punëve të Jashtme


          


Copyright (c) Kėshilli i Ministrave - Zyra e Komunikimit dhe Informimit