Republika e Shqipėrisė
Kėshilli i Ministrave
Zyra e Komunikimit dhe Informimit

Njoftim pėr shtypin


Bulevardi "Dėshmorėt e Kombit", Tiranė. Tel & Fax : ++355 4 257560


Sot, Kryeministri Berisha i ka dėrguar njė letėr Kryetarit tė Partisė Socialiste, zotit Edi Rama, nė pėrgjigjie tė letrės sė drejtuar prej z. Rama disa ditė mė parė. Nė kėtė letėr, Kr

10/12/2006

     Sot, Kryeministri Berisha i ka dėrguar njė letėr Kryetarit tė Partisė Socialiste, zotit Edi Rama, nė pėrgjigjie tė letrės sė drejtuar prej z. Rama disa ditė mė parė. Nė kėtė letėr, Kryeministri shkruan: "Zoti Kryetar, Vullneti dhe dėshira qė ndjej pėr tė komunikuar me opozitėn, si dhe respekti ndaj saj, mė detyrojnė t'i pėrgjigjem njė letre qė ju, nėpėrmjet mediave, mė drejtonit tre ditė mė parė. Dėshiroj t'ju them qė nė krye se, qeveria ėshtė e vendosur tė sigurojė tė gjithė mbėshtetjen materiale e financiare, tė bėjė tė gjitha pėrpjekjet e nevojshme qė i pėrkasin asaj dhe tė vendosė bashkėpunim tė plotė me tė gjitha forcat politike pėr tė siguruar zgjedhje tė lira dhe tė ndershme. Vlerėsoj faktin qė mė nė fund, nė letrėn tuaj, ju i referoheni interesave tė qytetarėve shqiptarė. Duke ndarė me ju tė njėjtin shqetėsim, dėshiroj t'ju pėrcjell bindjen time se ėshtė nė rradhė tė parė nė interes tė qytetarėve, Shqipėrisė, shqiptarėve kudo qė janė dhe detyrimin e qeverisė dhe tė tė gjitha forcave politike qė zgjedhjet e ardhėshme lokale tė mbahen nė datėn e dekretuar nga Presidenti, pra mė 20 janar 2007, sikurse sanksionon Kushtetuta, ligji i parė i vendit. Ėshtė gjithashtu bindja ime se, nėse ekziston vullnet real politik, pra nėse partitė politike vendosin interesat e vendit mbi interesat partiake apo personale tė drejtuesve partiakė, ne jemi ende plotėsisht nė gjendje tė realizojmė mė 20 janar 2007 zgjedhje tė lira, tė ndershme dhe me standarte tė mira. Ju nė letėr, shprehni shqetėsimin tuaj pėr listat e zgjedhėsve, tė cilat sipas ligjit elektoral pėr zgjedhjet e rregullta, duhet tė shpallen gjashtė muaj para datės sė zgjedhjeve. Me kėtė rast mė duhet tė rikujtoj se, pikėrisht pėr t'iu pėrmbajtur kėtij afati ligjor, nė muajin prill tė vitit 2006, grupi parlamentar i PD, bazuar edhe nė opinionin me shkrim tė ekspertėve tė OSBE/ODHIR, paraqiti nė Komisionin Zgjedhor amendamentin pėr listat, tė cilin Partia Socialiste e refuzoi dhe e bllokoi. Nė muajin korrik, pikėrisht gjashtė muaj para datės sė zgjedhjeve, ju sėrisht nuk pranuat shpalljen e listave dhe papritur, por edhe nė mėnyrė tė habitshme, si me njė rrufe nė qiell tė hapur, kėrkuat shtyrjen e datės sė zgjedhjeve vendore. Ėshtė e habitshme, sepse opozita kėrkoi shtyrje zgjedhjesh gjashtė muaj para datės sė tyre, ndėrkohė qė afrimi i tyre ėshtė qėllimi dhe interesi i saj. Natyrisht, sadoqė mund tė ndodhė qė qeverive ndonjėherė mund t'ju interesojė shtyrja e zgjedhjeve dhe zgjatja e mandateve, fatmirėsisht nė vendet e lira ato kėtė nuk mund t'a bėjnė. Kushtetuta ua ndalon kėtė. Kushtetuta e Shqipėrisė dhe e ēdo vendi tė lirė pėrcakton qartė rrethanat e veēanta, nė tė cilat mandatet e pushtetarėve mund tė zgjaten. Nė rast se ne gjashtė muaj mė parė do tė pranonim shtyrjen e datės sė zgjedhjeve, ne do t'ju faktonim shqiptarėve por edhe komunitetit ndėrkombėtar se, pėr ne mandatet tona janė mbi ligjet, shtetin ligjor dhe kushtetutėn e vendit dhe se ne, si tė gjithėfuqishėm sipas vullnetit tonė tė "mirė", mund tė zgjasim mandatin e pushtetit tonė. Kjo do tė ishte rrėnim i shtetit ligjor, i parimit tė kushtetueshmėrisė pa tė cilin demokracia nuk ekziston. Por, tė jem i sinqertė, po kaq rėndė do tė goditej dhe kompromentohej opozita si shtyllė kryesore e demokracisė sė njė vendi. Kėrkesėn pėr shtyrjen e zgjedhjeve, pra zgjatjen jokushtetuese tė mandateve tre-vjeēare tė qeveritarėve vendorė ju e kushtėzuat edhe me pjesėmarrjen e PS nė zgjedhje. Prej mėse gjashtė muaj, qindra e qindra herė nė media, ju kėrcėnuat me bojkotimin e zgjedhjeve duke dėshmuar kėshtu se ju, bllokimin e listave do ta pėrdornit si pretekst pėr t'u shmangur nga gara elektorale dhe pjesėmarrja nė zgjedhje. Pėr tė vendosur njė klimė mirėbesimi pėr zgjedhjet e ardhshme, u organizua dialogu i gushtit. Pėrfaqėsuesit tuaj nė ēdo seancė tė tij paraqitėn si kėrkesė kryesore shtyrjen pėr nė tetor tė vitit 2007 tė zgjedhjeve lokale. Ndėrkohė, qė tė pranishmit e tjerė, nė respekt tė Kushtetutės por edhe tė kompetencave tė Presidentit, nuk pranuan qė kjo kėrkesė tė diskutohej. Pavarėsisht nga kjo, dy partitė tona firmosėn nė fund tė gushtit, marrėveshjen me 12 pika, nga tė cilat njėmbėdhjetė ishin kėrkesa tė paraqitura nga opozita dhe vetėm njė kėrkesė e paraqitur nga qeveria dhe kjo kishte tė bėnte me shpalljen e listave. Por sėrish, pa u tharė boja e marrėveshjes, ju bllokuat listat gjer nė datėn qė Presidenti dekretoi zgjedhjet. Nė tė gjitha qėndrimet e mbajtura nga muaji prill gjer nė dhjetor ndaj listave tė zgjedhėsve, tė cilat janė hartuar nga qeveria socialiste pėr zgjedhjet e vitit 2005 dhe qė duhet tė pėrditėsohen nė rreth 2/3 e komunave dhe bashkive tė vendit, nga qeveritarėt vendorė socialistė del qartė se, ēėshtja e tyre u konceptua nga ju si leva e Arkimedit pėr tė rrokullisur (bllokuar) procesin zgjedhor, apo si ēengel pėr tė tėrehqur zvarrė votėn e lirė tė shqiptarėve, demokracinė e tyre dhe vet Shqipėrinė. Mirėpo, vota nė zgjedhjet e pėrgjithshme apo vendore, ėshtė e qytetarėve dhe jo e partive politike. Mendoj se, duke besuar se mund tė tėrhiqni rrėshanė vendin tuaj, keni veshur vehten me fuqi mbinjerėzore. Ky ėshtė njė gabim historik fatal. Pėrveē listave, ju kėto muajt e fundit, keni ngritur edhe ēėshtjen e ēertifikatave. Mirėpo, fatmirėsisht 90% e ēertifikatave tė lėshuara nė Tiranė dhe 2/3 e tyre tė lėshuara nė shkallė vendi firmosen nga zyrtarė tė shtetit nė njėsitė e qeverisjes vendore qė drejtohen nga socialiste. Ju jeni ankuar pranė institucioneve ndėrkombėtare dhe keni dėrguar ēėshtjen e ēertifikatave nė Prokurori. Institucionet ndėkombėtare kanė gjetur tė pabazuara pretendimet tuaja. Nė zgjedhjet e 2005 ne konstatuam se ishin shpėrndarė mijėra e mijėra ēertifikata, qė nė kundėrshtim me ligjin nuk pėrmbanin Kodin e Zonės dhe Kodin e Zyrės sė Gjendjes Civile. ODHIR dhe KQZ tė gjendur para kėtij fakti, vendosėn qė ēdo njeri qė do tė votonte me certificate, duhet tė kishte me vehte njė dokument tjetėr qė provonte identitetin e tij. Pėr kėtė qėllim KQZ miratoi njė listė prej dhjetė dokumentash (si patente, diplomė, etj). Nė takimin me pėrfaqėsuesit tuaj, tė zhvilluar pak ditė mė parė, pėrfaqėsuesit e mazhorancės propozuan rivendosjen e tė njėjtit kuadėr masash garancie qė KQZ dhe ODHIR vendosėn nė zgjedhjet e vitit 2005. Pėrveē kėtyre, ata propozuan nė kėtė takim dy amendamente shtesė: - penalizimin me tre vjet burg tė ēdo zgjedhėsi qė do tė gjendej me ēertifikatė fallco; - lejimin pėr tė votuar me ēertifikatė nė qendrėn e votimit vetėm personat, ēertifikata e tė cilėve pėrmban Kodin e Zonės dhe Zyrės sė Gjėndjes Civile ku gjendet qendra nė tė cilėn ata votojnė. Duke pėrfunduar, dua tė shpreh edhe njėherė vendosmėrinė time tė plotė pėr tė bėrė ēfarė ėshtė nė duart e qeverisė dhe Partisė Demokratike pėr realizimin me sukses tė zgjedhjeve vendore, ju bėj thirrje tė bashkėpunojmė pėr zhvillimin e njė fushate elektorale tė qytetėruar, konstruktive dhe njė procesi zgjedhor tė lirė dhe tė ndershėm. Pranoni, ju lutem Zoti Kryetar, shprehjen e konsideratės sime mė tė lartė. Me respekt, Sali Berisha
          


Copyright (c) Kėshilli i Ministrave - Zyra e Komunikimit dhe Informimit