Republika e Shqipėrisė
Kėshilli i Ministrave
Zyra e Komunikimit dhe Informimit

Njoftim pėr shtypin


Bulevardi "Dėshmorėt e Kombit", Tiranė. Tel & Fax : ++355 4 257560


Kryeministri Berisha zhvillon njė vizitė nė familjen e Azem Hajdarit, nė pėrkujtim tė 15 vjetorit tė ndarjes sė tij nga jeta

13/09/2013

     

Kryeministri Berisha, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij zonja Liri Berisha, zhvilloi sot një vizitë në familjen e Heroit të Demokracisë, Azem Hajdari, në përkujtim të 15 vjetorit të ndarjes së tij nga jeta.

Pas vizitës, Kryeministri Berisha u shpreh për mediat se:

“Sot ishte një ditë shumë e veçantë. Në 15 vjetorin e rënies, eshtrat e Azem Hajdarit, burrit të shquar të kombit shqiptarë, tribunit legjendarë të lirive dhe të drejtave njerëzore, të dinjitetit njerëzor të shqiptarëve u vendosën në Varrezat e Dëshmorëve, në altarin e lirisë së kombit tonë.

Ky ishte një nderim plotësisht i merituar, pasi askush në histori, si individ, nuk ka bërë më shumë për lirinë e shqiptarëve, sesa Azem Hajdari. 

Ai në një moment kritik për kombin shqiptarë, udhëhoqi lëvizjen paqësore për liri dhe dinjitet të studentëve të universiteteve të Tiranës, lëvizje, që do të gjunjëzonte në një kohë të shkurtër diktaturën më të egër në Evropën komunistë. 

Azem Hajdari  ishte tribuni, udhëheqësi  i  kësaj lëvizjes, themelues dhe udhëheqës i Partisë Demokratike dhe në të gjithë karrierën e  tij politike, ai u qëndroi besnik vlerave, ëndrrave, aspiratave, idealeve të bashkë studentëve të tij, me të cilët nisi në 8 dhjetor betejën e madhe të lirisë, në rrugët dhe sheshet e Tiranës.

Në mbrojtje të këtyre vlerave ai ra për tu bërë i pavdekshem, për të mbetur i pavdekshem. Nderimin që i bënë sot qytetarët shqiptarë, familja, miqtë, autoritet zyrtare është një nderim plotësisht i merituar. Mendoj se askush nuk meriton më shumë se ia të nderohet për veprën e tij.

Edhe njëherë i përjetshëm kujtimi i liderit të lëvizjes legjendare të studentëve të dhjetorit  ’90, Partisë Demokratike, Azem Hajdarit.”


          


Copyright (c) Kėshilli i Ministrave - Zyra e Komunikimit dhe Informimit