Republika e Shqipėrisė
Kėshilli i Ministrave
Zyra e Komunikimit dhe Informimit

Njoftim pėr shtypin


Bulevardi "Dėshmorėt e Kombit", Tiranė. Tel & Fax : ++355 4 257560


Kryeministri Berisha priti Majlinda Kelmendin, Kampionen e re tė Botės nė xhudo dhe trajnerin e saj Driton Kuka

04/09/2013

     

Kryeministri Berisha priti sot Majlinda Kelmendin, Kampionen e re të Botës në xhudo dhe trajnerin e saj Driton Kuka.

Kryeministri Berisha e quajti Mbretëresha e Botës në xhudo kampionen Majlinda Kelmendi, ndërsa tha se fitorja e saj i gëzoi shqiptarët kudo nëpër botë.

“Shqiptarët e kanë pritur me vite kurorën e parë të mbretit në sport, por kurorëzimi i një mbretëreshe si ty Majlinda ishte simbolika më e bukur!”-, u shpreh kryeministri Berisha, duke i dhuruar asaj dhe trajnerit Kuka monedhën e argjendtë të 100 vjetorit të pavarësisë.

Kryeministri Berisha përgëzoi Kampionen e Botës  Majlinda Kelmendi dhe  e felenderoi për emocionet e jashtëzakonshme që i dha çdo shqiptari dhe atij personalisht me fitoren e ndeshjes të dy javëve më parë për  titullin kampion bote në xhudo që u mbajt në Brazil dhe  që u përcoll me shume jehonë nga media ndërkombëtare.

Majlinda Kelmendi, Kampionia e Botës në xhudo, duke falenderuar kryeministri Berisha  për vlerësimin tha se; - ai dhe familja  e saj ishin të parët që e përgëzuan për fitoren dhe se me këtë fitore shleu një peng nga mosarritja e rezultatit të dëshiruar në Olimpiadën e Londrës të një viti më parë.

Trajneri i saj Driton Kuka e quajti një ngatërresë të bukur kur gjatë ngritjes së flamurit të Kosovës organizatorët luajtën himnin kombëtar.

Kampionia e Botës në xhudo Majlinda Kelmendi dhe Trajneri i saj Driton Kuka, thanë se kishin ardhur enkas në Tiranë nga Prishtina për të ndarë nga afër gëzimin me Kryeministrin Berisha, të cilin ata e quajtën “Kryeministrin shpirtëror të shqiptarëve”.


          


Copyright (c) Kėshilli i Ministrave - Zyra e Komunikimit dhe Informimit