Republika e Shqipėrisė
Kėshilli i Ministrave
Zyra e Komunikimit dhe Informimit

Njoftim pėr shtypin


Bulevardi "Dėshmorėt e Kombit", Tiranė. Tel & Fax : ++355 4 257560


Kryeministri Berisha priti nė njė takim ambasadorin e ri tė Iranit, Z. A. Majid Mozafari

03/09/2013

     

Kryeministri i uroi suksese në detyrë ambasadorit të Iranit. Ambasadori i Iranit  z. A. Majid  Mozafari, duke e falenderuar kryeministrin Berisha për pritjen, kërkoi  mbështetjen e tij për çuarjen më përpara të marrëdhënieve mes dy vendeve, duke ditur  siç theksoi ai, rolin e madh që kryeministri Berisha do të ketë në jetën e vendit edhe më gjerë. Ai u shpreh se Irani nuk do të kishte dashur që Shqipëria të ishte vendi i parë i strehimit të  individëve të grupit  MEK(Mojahedin-e-Khalq) MEK, të cilët ndodheshin në kampin “Liria” në Irak.

Kryeministri Berisha i tha ambasadorit iranian z. A. Majid  Mozafari se ky vendim  ka të bëjë me një qëndrim tërësisht humanitar të qeverisë shqiptare.

Kryeministri Berisha e siguroi se nga territori i Shqipërisë, askush prej të strehuarve nuk do të mundet të ndërmarre qoftë edhe një veprim ne drejtim të Iranit dhe së dyti, cilido prej tyre,  që do të ketë garancinë e plotë të autoriteteve Iraniane dhe dëshiron të kthehet në vendin e tij, nuk do të ketë asnjë pengesë nga autoritetet shqiptare.

Ne jemi të përkushtuar , - tha kryeministri Berisha, - t’u krijojmë atyre të gjitha kushtet për një jetë të lirë dhe të mirë në këtë vend, ndërsa ritheksoi se ky akt nuk ka të bëjë më asgjë tjetër veç qëllimit humanitar.

Kryeministri Berisha tha se ishte plotësisht i vetëdijshëm në potencialin e madh që ekziston mes marrëdhënieve të Iranit dhe Shqipërisë, ndërsa uroi që Irani në interesin më të mirë të tij të zgjidh me transparencë dhe bashkëpunim të besueshëm, siç edhe vendet e tjera e kanë zgjidhur, kundërshtitë për problemin bërthamor dhe të eci në rrugën e kooperimit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.


          


Copyright (c) Kėshilli i Ministrave - Zyra e Komunikimit dhe Informimit