Republika e Shqipėrisė
Kėshilli i Ministrave
Zyra e Komunikimit dhe Informimit

Njoftim pėr shtypin


Bulevardi "Dėshmorėt e Kombit", Tiranė. Tel & Fax : ++355 4 257560


Kryeministri Berisha priti nė njė takim zotin Armend Zemaj deputet i LDK, i shoqėruar nga drejtues tė forumit rinor tė kėsaj partie.

29/08/2013

     

Duke falenderuar  kryeministrin Sali Berisha për mikpritjen, miqtë nga Kosova kërkuan ndihmën e tij që Shqipëria  të nderonte me dekorime 13 personalitete të shquara, bashkëmendimtarëve dhe bashkëpunëtorëve të ngushtë të presidentit historik të Republikës së Kosovës   Ibrahim Rugova.

Ata vlerësuan rolin dhe kontributin e Kryeministrit Berisha për lirinë, pavarësinë dhe demokracinë,  në Kosovë, ndërsa e quajtën  atë bashkë me Ibrahim Rugovën, si dy liderët historik të së djathtës shqiptare.

Kryeministri Berisha premtoi se do të ndikonte, që nderimi i personaliteteve të shquara nga Kosova të vazhdonte pa ndërprerje dhe se shumë shpejt në Tiranë, në rrugën me emrin e Presidentit Rugova do të vendoset edhe shtatorja e tij.

Ai përgëzoi bashkëpunimin mes të rinjve të Kosovës dhe Shqipërisë në nderimin e patriotëve shqiptar, ndërsa përshëndeti  sportisten nga Kosova Majlinda Kelmendi për fitimin e titullit “Kampion Bote” në xhudo.


          


Copyright (c) Kėshilli i Ministrave - Zyra e Komunikimit dhe Informimit