Republika e Shqipėrisė
Kėshilli i Ministrave
Zyra e Komunikimit dhe Informimit

Njoftim pėr shtypin


Bulevardi "Dėshmorėt e Kombit", Tiranė. Tel & Fax : ++355 4 257560


V E N D I M PĖR PĖRCAKTIMIN E AUTORITETIT KONTRAKTUES PĖR DHĖNIEN ME KONCESION VENDOR TĖ PROJEKTIMIT, NDĖRTIMIT, FINANCIMIT, OPERIMIT DHE TRANSFERIMIT TĖ TERMINALIT TĖ TRANSPORTIT PUBLIK NĖ QYTETIN E TIRANĖS

21/08/2013

     V E N D I M
PËR

PËRCAKTIMIN E AUTORITETIT KONTRAKTUES PËR DHËNIEN ME KONCESION VENDOR TË PROJEKTIMIT, NDËRTIMIT, FINANCIMIT, OPERIMIT DHE TRANSFERIMIT TË TERMINALIT TË TRANSPORTIT PUBLIK NË QYTETIN E TIRANËS

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, pikat 1 e 3, e 16, të ligjit nr.9663, datë 18.12.2006, “Për koncesionet”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Autoriteti kontraktues për kryerjen e procedurave ligjore për dhënien me koncesion vendor të terminalit të transportit publik në qytetin e Tiranës është bashkia e Tiranës.

2. Koncesioni të jetë një koncesion i formës “Projektim, Ndërtim, Financim, Operim dhe Transferim”, si propozim i kërkuar nga bashkia e Tiranës.

3. Ngarkohet bashkia e Tiranës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA
          


Copyright (c) Kėshilli i Ministrave - Zyra e Komunikimit dhe Informimit