Republika e Shqipėrisė
Kėshilli i Ministrave
Zyra e Komunikimit dhe Informimit

Njoftim pėr shtypin


Bulevardi "Dėshmorėt e Kombit", Tiranė. Tel & Fax : ++355 4 257560


V E N D I M PĖR NJĖ NDRYSHIM NĖ FONDIN E KOMPENSIMIT FIZIK TĖ KRIJUAR NGA FONDI I TOKĖS BUJQĖSORE

21/08/2013

     V E N D I M

PËR

NJË NDRYSHIM NË FONDIN E KOMPENSIMIT FIZIK TË KRIJUAR NGA FONDI I TOKËS BUJQËSORE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 12 e 28, të ligjit nr.9235, datë 29.7.2004, “Për kthimin dhe kompensimin e pronës”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit dhe ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Kalimin në fondin e kompensimit fizik dhe vënien në dispozicion të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave të fondit të tokës bujqësore, me sipërfaqe 1262 (një mijë e dyqind e gjashtëdhjetë e dy) ha, të ish-NB-ve, sipas dosjeve të seksioneve të administrimit dhe mbrojtjes së tokës (SAMT) në qarqe, me sipërfaqet e dhëna me hollësi, sipas lidhjes 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

2. Kalimin në administrim të Ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit të fondit të tokës bujqësore, me sipërfaqe 520.64 (pesëqind e njëzet pikë gjashtëdhjetë e katër) ha, sipas dosjeve të seksioneve të administrimit dhe mbrojtjes së tokës (SAMT) në qarqe, me sipërfaqet e dhëna me hollësi, sipas lidhjes 2, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

3. Sipërfaqet e tokës sipas pikës 2 (lidhja 2), të këtij vendimi, do të administrohen sipas ligjit nr.8318, datë 1.4.1998, “Për dhënien me qira të tokës bujqësore e pyjore, të livadheve dhe kullotave që janë pasuri shtetërore”, dhe akteve nënligjore në zbatim të tij.

4. Sipërfaqet e tokës sipas pikës 2 (lidhja 2), të këtij vendimi, nuk do t’i nënshtrohen zbatimit të urdhrit nr.287, datë 20.12.2006, të Kryeministrit, “Për evidentimin dhe ndërprerjen e procedurave të tjetërsimit të pronës shtetërore, tokë bujqësore, pyjore, livadhe dhe kullota”.

5. Ngarkohen ministri i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit dhe Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.



K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA
          


Copyright (c) Kėshilli i Ministrave - Zyra e Komunikimit dhe Informimit