Republika e Shqipėrisė
Kėshilli i Ministrave
Zyra e Komunikimit dhe Informimit

Njoftim pėr shtypin


Bulevardi "Dėshmorėt e Kombit", Tiranė. Tel & Fax : ++355 4 257560


V E N D I M PĖR MIRATIMIN E KONTRATĖS SHTESĖ PĖR DISA NDRYSHIME NĖ KONTRATĖN E KONCESIONIT, TĖ FORMĖS “BOT”, TĖ LIDHUR NDĖRMJET MINISTRISĖ SĖ EKONOMISĖ, TREGTISĖ DHE ENERGJETIKĖS, SI AUTORITET KONTRAKTUES, DHE BASHKIMIT TĖ PĖRKOHSHĖM TĖ SHOQĖRIVE “AY

21/08/2013

     V E N D I M


PËR

MIRATIMIN E KONTRATËS SHTESË PËR DISA NDRYSHIME NË KONTRATËN E KONCESIONIT, TË FORMËS “BOT”, TË LIDHUR NDËRMJET MINISTRISË
SË EKONOMISË, TREGTISË DHE ENERGJETIKËS, SI AUTORITET KONTRAKTUES, DHE BASHKIMIT TË PËRKOHSHËM TË SHOQËRIVE “AYEN ENERJI ANONIM SIRKETI” DHE “AS ENERGY”, SH.P.K., PËR NDËRTIMIN E HIDROCENTRALEVE GOJAN, GJEGJAN, PESHQESH, URA E FANIT DHE FANGU


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 21, pika 4, e 27, të ligjit nr.9663, datë 18.12.2006, “Për koncesionet”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:
1. Miratimin e kontratës shtesë për disa ndryshime në kontratën e koncesionit, të formës “BOT” (Ndërtim, Operim dhe Transferim), të lidhur ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, si autoritet kontraktues, dhe bashkimit të shoqërive “AYEN Enerji Anonim Sirketi” dhe “AS ENERGY”, sh.p.k., për ndërtimin e hidrocentraleve të Gojanit, Gjegjanit, Peshqeshit, Ura e Fanit dhe Fangut, sipas tekstit dhe anekseve që i bashkëlidhen këtij vendimi.

2. Ngarkohet Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.


K R Y E M I N I S T R I


SALI BERISHA
          


Copyright (c) Kėshilli i Ministrave - Zyra e Komunikimit dhe Informimit