Republika e Shqipėrisė
Kėshilli i Ministrave
Zyra e Komunikimit dhe Informimit

Njoftim pėr shtypin


Bulevardi "Dėshmorėt e Kombit", Tiranė. Tel & Fax : ++355 4 257560


Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev

22/07/2013

     

Sot, Kryeministri Berisha priti në takim ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev.

 

Ambasadori Mustafayev shprehu mirënjohjen për kontributin e çmuar që Kryeministri Berisha ka dhënë për zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike, kulturore e politike mes Azerbajxhanit e Shqipërisë. Veçanërisht ai edhe njëherë çmoi përpjekjet e panumërta të Kryeministrit Berisha në mbështetje të projektit të TAP-it si pjesë e Korridorit të Jugut, me rëndësi strategjike për sigurimin dhe diversifikimin e burimeve të energjisë për rajonin e Europën. Në kuadrin e shprehjes së falenderimeve për kontributin e Kryeministrit Berisha në këtë proces, ambasadori njohu Kryeministrin edhe me përgatitjet e fundit rreth vizitës së ditës së nesërme të delegacionit të nivelit të lartë nga kompania SOCAR, kryesuar nga Presidenti i saj, zoti Abudallayev.

 

Kryeministri shprehu mirëseardhjen e delegacionit nga kompania SOCAR. Ai çmoi marrëdhëniet shumëanëshe mes dy vendeve tona, sikurse vlerësoi potencialin e madh për intensifikimin e tyre, veçanërisht pas përzgjedhjes së projektit të TAP-it. Kryeministri edhe njëherë shprehu bindjen se projekti i përzgjedhur është projekti më i mirë jo vetëm nga pikëpamja e fizibilitetit ekonomik, por edhe nga këndvështrimi gjeopolitik për gjithë Europën.

 


          


Copyright (c) Kėshilli i Ministrave - Zyra e Komunikimit dhe Informimit