Bulevardi "Dėshmorėt e Kombit", Tiranė. Tel & Fax : ++355 4 257560
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Maqedonisė nė Tiranė Vele Trpevski, me rastin e pėrfundimit tė mandatit tė tij
22/07/2013 Kryeministri Berisha priti sot në takim ambasadorin e Maqedonisë në Tiranë, zotin Vele Trpevski, me rastin e përfundimit të mandatit të tij. Pasi i uroi përzemërsisht mirëseardhjen, Kryeministri Berisha vlerësoi marrëdhëniet e bashkëpunimin shumë të mirë midis të dy vendeve. Ambasadori Trpevski e falenderoi përzemërsisht Kryeministrin Berisha për pritjen e ngrohtë e miqësore, si dhe mbështetjen e vazhdueshme të tij personalisht dhe qeverisë shqiptare për realizimin me sukses të misionit të tij në Tiranë. Në takim u vlerësua progresi i lartë që bashkëpunimi midis të dy vendeve ka shënuar gjatë kësaj periudhe, si edhe kontributi i jashtëzakonshëm që projektet infrastrukturore si rruga e Arbrit, tuneli i Elbasani e të tjerë do të sjellin në zgjerimin e thellimin e tij, në dobi të interesit më të mirë të të dy vendeve dhe të qytetarëve të tyre. Në takim u vlerësua gjithashtu arritja tjetër e rëndësishme gjatë kësaj periudhe, ajo e gazsjellësit TransAdriatik (TAP), i cili do të përbëjë një projekt të një rëndësie strategjike për Shqipërinë, për zhvillimin e ekonomisë së saj, por edhe mbarë rajonin. Copyright (c) Kėshilli i Ministrave - Zyra e Komunikimit dhe Informimit |