Bulevardi "Dėshmorėt e Kombit", Tiranė. Tel & Fax : ++355 4 257560
Kryeministri Berisha takon kryetarin e Partisė Bashkimi Demokratik pėr Integrim tė shqiptarėve tė Maqedonisė, zotin Ali Ahmeti
04/07/2013 Kryeministri Berisha priti sot në një takim kryetarin e Partisë Bashkimi Demokratik për Integrim të shqiptarëve të Maqedonisë, zotin Ali Ahmeti. Pas këtij takimi, kryeministri Berisha dhe zoti Ahmeti dhanë një prononcim për mediat: Kryeministri Berisha: Pata një kënaqësi shumë të madhe në takimin me zotin Ali Ahmeti kryetar i Bashkimit Demokratik për integrim të shqiptarëve të Maqedonisë, parti e cila ka luajtur një rol thelbësor në marrëveshjen e Ohrit dhe promovimin e lirive dhe të drejtave të shqiptarëve, por dhe stabilitetin në tërësi të Maqedonisë. Zoti Ali Ahmeti si kryetar i kësaj partie ka merita shumë të mëdha në të gjitha zhvillimet pozitive nga marrëveshja e Ohrit tek zbatimi i saj, faktorë që sollën marrëveshjen e Ohrit, kontributin që jep në një situatë jo të lehtë për stabilitetin dhe progresin e mëtejshëm të Maqedonisë. E falënderova shumë përzemërsisht për vizitën, ishte një kënaqësi shumë e madhe për mua Kryetari i Partisë Bashkimi Demokratik për Integrim Ali Ahmeti: Ishte një kënaqësi pritja që mu rezervua nga kryeministri i Shqipërisë, me c’rast ardhja ime këtu është për ta falënderuar për kujdesin që ka treguar ndaj shqiptarëve të Maqedonisë për 8 vite me rradhë, në krye të shtetit shqiptar. Kam ardhur ta falënderoj për bashkëpunimin, për punën e madhe dhe të mirë që ne kemi arritur të realizojmë, kam ardhur ta falënderoj për këshillat vëllazërore që unë kam patur gjatë zhvillimeve , gjatë proceseve, me të vërtetë edhe të vështira, edhe specifike, në Republikën e Maqedonisë. Kam ardhur ta falënderoj për të gjithë përkrahjen që na ka dhënë që edhe vendi ynë të zërë vendin e merituar në NATO, dhe në strukturat evropiane. Kam ardhur ti them publikisht se do të mbetet udhëheqës dhe kryeministër i përhershëm për shqiptarët e Maqedonisë nga ata shqiptarë që unë përfaqësoj. Copyright (c) Kėshilli i Ministrave - Zyra e Komunikimit dhe Informimit |