Republika e Shqipėrisė
Kėshilli i Ministrave
Zyra e Komunikimit dhe Informimit

Njoftim pėr shtypin


Bulevardi "Dėshmorėt e Kombit", Tiranė. Tel & Fax : ++355 4 257560


Qeveria miraton kontratėn e koncesionit pėr ndėrtimin e 8 hidrocentraleve mbi lumin Osum

10/04/2013

     

Kryeministri Berisha veçoi sot nga rendi i ditës disa vendime mbi hidrocentralet, duke i cilësuar ato si më të rëndësishmet për shqyrtim. Në mënyrë të veçantë, kryeministri u ndal në  vendimin “Për miratimin e kontratës së koncesionit, të formës “BOT” lidhur ndërmjet ministrisë së ekonomisë, Tregtisë dhe energjetikes dhe bashkimit të përkohshëm të shoqërive  “Construtora Quebec” Ltda, “Orteng Equipamentos e Seistemas” Ltda, “Genosumi” Ltd dhe “Pëllumb Çela” sh.p.k, për ndërtimin e hidrocentraleve në rrjedhën e lumit Osum.

Ndërtimi i 8 hidrocentraleve mbi lumin Osum përbën një investim prej 230 milion eurosh, duke prodhuar rreth 140 megavat energji elektrike.

Lidhur me këtë, kryeministri sqaroi se kanionet do të mbeten të paprekura, si një pasuri e madhe natyrore e Skraparit, beratit dhe gjithë Shqipërisë.

Më konkretisht për këtë vendim dhe disa të tjerë, kryeministri Berisha u shpreh:

“Ka një seri vendimesh nga të cilat përsëri vendimet për Hec-t janë nga më të rëndësishmet. Sot ne vendosim për përcaktimin e autoriteti kontratues për dhënien me koncesion të hidrocentralit “Merko”, vendosim për miratimin e kontratës të koncesionit të formës “BOT” lidhur ndërmjet ministrisë së ekonomisë, Tregtisë dhe energjitikës dhe bashkimit të përkohëshëm të shoqërive  “Construtora Quebec” Ltda, “Orteng Equipamentos e Seistemas” Ltda, “Genosumi” Ltd dhe “Pëllumb Çela” sh.p.k, për ndërtimin e hidrocentraleve në rrjedhën e lumit Osum. Edhe kjo rrjedhë do të shndërrohet në energji elektrike dhje dua ti informoj shqiptarët se këto Hec të kaskadës bëjnë që Osum të prodhohen rreth 140 Megavat energji elektrike.

Natyrisht kanionet do të mbeten të paprekura, një pasuri e madhe natyrore e Skraparit, e Beratit e mbarë Shqipërisë.

Gjithashtu, për “Titan” shpk dhe” Osmani” miratohet një shtesë koncesioni BOT  për ndërtimin e HEC-ve Bishnica 1, Bishnica 2, sikundër miratohet dhe ndërtimi i hec Manxifa për përcaktimin e autoriteti kontratues për dhënien me koncesion për ndërtimin e Hec Manxifa dhe miratimin e bonusit që i jepet shoqërisë në procedurën përzgjedhëse.


          


Copyright (c) Kėshilli i Ministrave - Zyra e Komunikimit dhe Informimit