Republika e Shqipėrisė
Kėshilli i Ministrave
Zyra e Komunikimit dhe Informimit

Njoftim pėr shtypin


Bulevardi "Dėshmorėt e Kombit", Tiranė. Tel & Fax : ++355 4 257560


Kryeministri Berisha kalon njė fundjavė pushimi nė bregdetin e Dhėrmiut

29/07/2012

     

Edhe këtë vit, Kryeministri Berisha ka zgjedhur sërish bregdetin e Dhërmiut për të kaluar një fundjavë pushimi.

I frymëzuar nga shpirti olimpik,  Kryeministri Berisha, i cili po kalon të dielën me mbesat dhe nipërit në Dhërmi  vendosi sot një rekord të ri personal, 141 minuta not në ujërat e mrekullueshëm të detit Jon,  kundrejt 132 minutave të një viti më parë.  Noti filloi në orën 9:10 dhe përfundoi në orën 11:31 minuta.

Kryeministri tha se "zëri i detit JON me tha se ky rekord i ri personal është një ogur i bardhë për fitoren e merituar të zgjedhjeve të 2013".

Ndonëse ky është një rekord historik i Kryeministrit Berisha, ai beson se ne Gusht mund të shënojë një rekord tjetër të ri.

Pushimi në Dhërmi gjate sezonit veror për Kryeministrin Berisha, eshtë kthyer në një ritual pothuajse të përvitshëm.


          


Copyright (c) Kėshilli i Ministrave - Zyra e Komunikimit dhe Informimit