Republika e Shqipėrisė
Kėshilli i Ministrave
Zyra e Komunikimit dhe Informimit

Njoftim pėr shtypin


Bulevardi "Dėshmorėt e Kombit", Tiranė. Tel & Fax : ++355 4 257560


Qeveria miraton kompensimin e vlerės sė taksės sė biznesit tė vogėl, tė pėrdorur pėr rimbursimin e pajisjeve fiskale e tė taksimetrave

04/05/2011

     

Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin për kompensimin e vlerës së taksës së biznesit të vogël, të përdorur për rimbursimin e pajisjeve fiskale e të taksimetrave, për 8 bashki e 11 komuna.

 

Kryeministri Berisha, duke folur për rendin e ditës, veçoi si ndër vendimet e rëndësishme të tij vendimin “për kompensimin e vlerës së taksës biznesit të vogël, të përdorur për rimbursimin e pajisjeve fiskale dhe taksimetrave, për 8 bashki dhe 11 komuna, siç janë bashkia Burrel, Fier, pjesërisht bashkia Tiranë, pasi nuk i sjell, Delvinë, Kukës, Gjirokastër, komunat Baz, Kashar etj.. Unë dua të përshëndes biznesin në radhë të parë për shkallën e lartë të përgjegjësisë që dëshmoi, por ne, absolutisht, i qëndrojmë qindarkë për qindarkë detyrimit tonë ndaj tyre. Sikundër do të kompensojmë një për një çdo bashki e komunë, me fondin e munguar për këtë arsye dhe këtë po bëjmë.”



          


Copyright (c) Kėshilli i Ministrave - Zyra e Komunikimit dhe Informimit