Republika e Shqipėrisė
Kėshilli i Ministrave
Zyra e Komunikimit dhe Informimit

Njoftim pėr shtypin


Bulevardi "Dėshmorėt e Kombit", Tiranė. Tel & Fax : ++355 4 257560


Qeveria vendos t’i kompensojė Komunitetit Mysliman tokėn nė zonėn e Namazgjasė

06/04/2011

     

Kryeministri Berisha veçoi sot, në mbledhjen e qeverisë, vendimin për t’i kompensuar Komunitetit Mysliman tokën në zonën e Namazgjasë, të cilën, theksoi Kryeministri, bashkia me arbitraritetin më të madh ia ka marrë dhe nuk ia ka kompensuar.

 

“Ky, - tha Kryeministri - është një nga vendimet e gjykoj të rëndësishme. Ka ndodhur prore që në zgjerim të rrugëve t’u merret tokë pronarëve dhe të mos u kompensohet. Kjo është një praktikë e dënueshme, jo ligjore dhe ka ndodhur edhe me tokën e Komunitetit Mysliman tek lulishtja  parlamentit, që njihet si pronë e këtij Komuniteti, si zonë e Namazgjasë. Pas kërkesës së Komunitetit drejtuar qeverisë për të marrë masa për ta kompensuar, vjen edhe vendimi i sotëm në këtë drejtim, një vendim i drejtë.” 



          


Copyright (c) Kėshilli i Ministrave - Zyra e Komunikimit dhe Informimit