Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
 

Kryeministri Berisha priti sot një grup të Bankës Botërore, të kryesuar nga znj. Ellen Goldstein, Drejtore për Shqipërinë dhe Koordinatore Rajonale për Europën Juglindore dhe Azinë Qendrore.

Znj.  Goldshtein i tha Kryeminstrit që erdhi në këtë takim për të përcjellë vlerësimet më të larta dhe falenderimet më të përzemërta të drejtuesve të BB dhe të gjithë ekipeve që kanë punuar me qeveritë Berisha për 8 vitet e qeverisjes së fundit e më parë. Ka qenë një bashkëpunim i ngushtë dhe shumë i fryshëm, një partneritet konsekuent dhe i fuqishëm, në reformat e mëdha të ndërmarra dhe që ne shpresojmë, u shpreh ajo, që BB të ketë kontributin e saj nga bashkëpunimi, në arritjet tuaja. “Ju keni luftuar dhe keni bërë që Shqipëria nën drejtimin tuaj të cilësohet si kryereformatore e ekonomisë. Falë lidershipit tuaj, nuk është aspak tepër të thuhet që  Shqipëria ia  doli mbanë të lundrojë mbi krizën globale, të mbajë një ekonomi të qëndrueshme e me rritje”, - tha znj. Goldstein.

Kryeministri Berisha e falenderoi znj. Goldstein për bashkëpunimin e gjatë e të mrekullueshëm të Bankës Botërore me qeverinë e tij, si partnere e rëndësishme  në arritjet e vendit në këto 8 vjet. Institucioni që ju përfaqësoni dhe zyra e tij në Tiranë , u shpreh Kryeministri, ka qenë gjithmonë një partner eficent  e frutdhënës, që i ka dhënë vendit një ndihmë të paçmuar.

Përfaqësuesja e BB i tha Kryeministrit që institucioni i saj do të vazhdojë mbështetjen e qeverisë së re për vazhdimësi e zhvillim të qëndrueshëm, siç ka bërë dhe deri më sot, duke i sugjeruar qeverisë së re si fusha përqendrimi të bashkëpunimit: energjinë, menaxhim financiar, forcimin e konkurueshmërisë dhe shtimin e vendeve të punës, mbrojtja sociale, mbrojtja e ambientit etj.. I kemi sugjeruar qeverisë së re, të krijojë vazhdimësi e të mos fshijë rezultatet pozitive të reformave dhe institucioneve të ndërtuara, por të vazhdohet e çohet më tej investimi në ato fusha e sektorë.

Kryeministri Berisha u shpreh se socialistët kanë përcjellë mesazhe konfuze në lidhje me biznesin. Deklarata e tyre për të ashtuquajturën vendosje të kriterit të meritës në rekrutim është thjesht një maskim i përpjekjes për të çmontuar administratën shtetërore ekzistuese. Ata po përpiqen me të gjitha format për të larguar nga puna me mijëra e mijëra punonjës e për t’i zëvendësuar ata me militantët që duan të shpërblejnë. Qeveria  e re po përpiqet të zhbëjë të gjitha praktikat dhe arritjet e deritanishme. Kështu, deklaratat e tyre për masterplane të reja në bregdet e gjetkë kanë synim mbrojtjen e bizneseve të tyre.

Znj. Goldstein e falenderoi dhe një herë Z. Berisha për gjithë kontributin dhe bashkëpunimin e dhënë në zhvillimet e vendit dhe i kërkoi bashkëpunim po aq të frytshëm edhe si opozitar.

Kryeministri Berisha i ktheu falenderimet edhe njëherë dhe i premtoi se do të qe një opozitar shumë aktiv, në të gjitha momentet e zhvillimit të vendit, si zëdhënës e mbrojtës  i interesave të të gjithë shqiptarëve.

 


27/08/2013

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave