Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
 

Kryeministri Berisha priti sot në një takim kortezie ambasadorin e Austrisë në Shqipëri me rastin e mbarimit të detyrës, Florian Raunig.

Ambasadori Raunig e falenderoi Kryeministrin për bashkëpunimin shumë intensiv e të frytshëm gjatë katër viteve të ushtrimit të detyrës, si dhe për ndjenjat e simpatisë që Kryeministri Berisha ka dëshmuar ndaj Austrisë.

Kryeministri Berisha e falënderoi ambasadorin Raunig për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në forcimin e përparësimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, duke vënë në dukje se gjatë kësaj periudhe bashkëpunimi dypalësh ka njohur nivele shumë të larta. Kryeministri shprehu gjithashtu falënderimet dhe mirënjohjen ndaj qeverisë dhe popullit austriak për ndihmën e çmuar në një seri projektesh të gjithanshme zhvillimi në Shqipëri. Kryeministri Berisha veçoi mbështetjen e Austrisë në kremtimet e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, e cila me kontributin e saj të vyer zuri një vend nderi në këtë përvjetor jubilar për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Ambasadori Raunig i tha Kryeministrit se është një privilegj të jesh ambasador në një vend mik dhe shprehu kënaqësinë që do të vazhdojë bashkëpunimin në detyrën e re, si dhe nënvizoi vullnetin për vazhdimin e kontributit të Prezencës së OSBE-së në proceset e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Në takim u diskutua edhe për zgjedhjet e 23 qershorit ku ambasadori Raunig vlerësoi organizimin e tyre. Kryeministri Berisha shprehu besimin se me organizimin e zgjedhjeve sipas standardeve europiane Shqipëria tashmë i përmbush kushtet për marrjen në dhjetor të këtij viti të statusit të vendit kandidat në BE.

Në takim u bisedua për çështje të tjera me interes, ku theksi u vu tek qëndrueshmëria e administratës si një kusht themelor për procesin e integrimit europian. Kryeministri Berisha theksoi se mazhoranca e re ka hartuar një platformë për zhbërjen e administratës. Ambasadori Raunig nënvizoi se kjo temë do të vazhdojë të mbetet në fokus në raport me progresin e Shqipërisë.


22/08/2013

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave