Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
 

Kryeministri Berisha priti sot në takim delegacionin e nivelit të lartë të kompanisë azere të prodhimit të naftës dhe gazit, i kryesuar nga Presidenti, zoti Rovnaq Abdullayev, i shoqëruar edhe nga ambasadori i Azerbajxhanit për Shqipërinë, zoti Rahman Mustafayev.

 

Presidenti Abdullayev, së pari, transmetoi përshëndetjet e përzemërta të Presidentit të Azerbajxhanit, zotit Aliyev, për Kryeministrin Berisha. Gjithashtu, ai shprehu mirënjohjen e tij për kontributin dhe angazhimin personal të Kryeministrit Berisha në mbështetje të projektit të TAP-it, si një projekt me rëndësi jo vetëm për Europën, por veçanërisht për rajonin. Ai theksoi se një projekt i përmasave të tilla, me impaktin ekonomik dhe gjeopolitik të tij, do të shërbejë si një themel i fortë për zhvillimin në të ardhmen e Shqipërisë. Në vijim, ai shprehu angazhimin e kompanisë SOCAR për të bashkëpunuar ngushtë me autoritetet shqiptare, për të ravijëzuar në detaje masterplanin dhe të gjitha proceset për gazifikimin e Shqipërisë.

 

Kryeministri Berisha, pasi uroi mirëseardhjen e delegacionit të kompanisë SOCAR në këtë vizitë të parë në Shqipëri, shprehu falenderimet e tij të sinqerta për përzgjedhjen e projektit të TAP-it, duke e konsideruar si një arritje strategjike të jashtëzakonshme për Shqipërinë. Projekti i TAP-it paraqet bindshëm një mundësi për intensifikimin e marrëdhënieve shumëanëshe mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit, theksoi Kryeministri. Veçanërisht, Kryeministri shprehu mirënjohjen dhe vlerësimin e tij për këndvështrimin vizionar të Presidentit Aliyev në këtë proces të rëndësishëm, si pjesë të Korridorit të Jugut të Gazit, me rëndësi për të gjithë Europën.

 

Vendimi përfundimtar i përzgjedhjes së projektit TAP u mirëprit nga Shqipëria, pasi projekti ofron mundësi reale për diversifikimin e burimeve të energjisë në vend përmes gazifikimit të Shqipërisë, jo vetëm për qëllime industriale, por edhe për qëllime rezidenciale, theksoi ai. Kryeministri Berisha edhe njëherë shprehu bindjen se autoritetet shqiptare do të përmbushin të gjitha detyrimet për të bërë të mundur përfundimin nga konsorciumi TAP e ndërtimit të gazsjellësit në kohë, sikurse edhe për të garantuar fazën e operimit të tij, sipas angazhimeve të ndërmarra.

 

 


23/07/2013

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave