Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
 

Kryeministri Berisha priti sot në takim një grup biznesmenësh amerikanë, që sëbashku me familjet po bëjnë një vizitë në Ballkan për qëllime turistike dhe investuese. Në përbërje të grupit janë Thomas L. Wentling nga kompania UBS, Stender E. Sweeney nga kompania Pasadena Angels, David McL. Hillman nga kompania PNC Riverarch Capital, Callie Wentling nga kompania Boulder Engineering Studio etj.. 

Ata e informuan Kryeministrin se erdhën në Shqipëri nga Kosova, duke kaluar nga rruga e Kombit dhe kjo, për ta, ishte një mrekulli, një rrugë e standardeve ndërkombëtare dhe një peizazh i mahnitshëm. Ata u shprehën se që në momentet e para e ndjenë se Shqipëria është një vend mikpritës, me potenciale të shumëllojta turistike dhe me një infrastrukturë moderne. Ata përgëzuan Kryeministrin për pamjen e Shqipërisë moderne, të arritur në sajë të lidershipit të tij dhe përballjen me sukses të ekonomisë shqiptare me krizën globale.

Kryeministri Berisha i falënderoi për interesin turistik dhe investues ndaj Shqipërisë dhe ju uroi mirëseardhjen dhe qëndrim të këndshëm në Shqipëri. Me kërkesën e tyre, Kryeministri u bëri një ekspozim të ekonomisë shqiptare, zhvillimeve të saj dhe potencialeve që ju ofrohen investitorëve. Ndër sektorët më pikantë për nga potencialet e zhvillimit, Kryeministri përshkroi turizmin e shumëllojshëm, detar, malor, kulturor dhe aventuror. Kryeministri identifikoi si një nga sektorët që ka bërë hop të madh në gjashtë vitet e fundit, energjinë dhe sidomos sektorin e prodhimit të energjisë hidro, përkrah interesit për energjinë e erës dhe asaj diellore. Projekte të mëdha tashmë kanë filluar në këtë sektor, janë rreth 60 hidrocentrale të vogla e mesme të përfunduara, 70 në ndërtim e dhjetëra të tjera në pritje për financim. Ka ende kaskada ujore për t’u shfrytëzuar dhe investimi në to është absolutisht i dobishëm dhe fitimprurës për të gjitha palët, në kuadrin e tregut të madh dhe kërkesave për energji të rinovueshme, sidomos nga Italia. Sektori i mineraleve po ashtu përbën një potencial tjetër të madh të ekonomisë shqiptare për nga pasuria e burimeve minerare si krom, bakër, hekur nikel, ar dhe platin. Rezervat e naftës dhe potencialisht të gazit kanë tërhequr tashmë shumë investitorë të huaj dhe ofrojnë mundësi zhvillimi të  mëtejshëm, qoftë në det apo në tokë, - u shpreh Kryeministri në ekspozenë e bërë.   

Kryeministri Berisha theksoi se më të vyera se burimet natyrore, Shqipëria ka burimet njerëzore, të rinj e të reja, specialistë të shkolluar dhe kualifikuar brenda dhe jashtë vendit. Po ashtu, klima e biznesit me taksën e ulët të sheshtë, lehtësimi i procedurave, heqja e taksave për inputet bujqësore e industriale si dhe kapitalin etj. janë një tjetër avantazh që ofrohet në Shqipëri për investitorët e huaj. Sikundër mbrojtja e investitorit, infrastruktura tashmë e zhvilluar dhe moderne, investimet e huaja ekzistues dhe ato në proces, hapat gjigande për përhapjen e teknologjisë së informacionit janë shina të sigurta për zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë shqiptare dhe suksesin e investimeve të huaja dhe vendase.

Investitorët shprehën shqetësim nëse këta faktorë nxitës e tërheqës për ta do të mbahen nga qeveria e re në vazhdim. Kryeministri shprehu bindjen se arritjet e mëdha të ekonomisë shqiptare në këto fusha duhet të përbëjnë bazën e mëtejshme të zhvillimit të vendit dhe të mbajtjes së ekonomisë në ekuilibra dhe rritje ekonomike.

 


23/07/2013

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave