Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Kryeministri Berisha takon kryetarin e Partisė Bashkimi Demokratik pėr Integrim tė shqiptarėve tė Maqedonisė, zotin Ali Ahmeti
 

Kryeministri Berisha priti sot në një takim kryetarin e Partisë Bashkimi Demokratik për Integrim të shqiptarëve të Maqedonisë, zotin Ali Ahmeti.

Pas këtij takimi, kryeministri Berisha dhe zoti Ahmeti dhanë  një prononcim për mediat:

Kryeministri Berisha: Pata një kënaqësi shumë të madhe në takimin me zotin Ali Ahmeti kryetar i Bashkimit Demokratik për integrim të shqiptarëve të Maqedonisë, parti e cila ka luajtur një rol thelbësor në marrëveshjen e Ohrit dhe promovimin e lirive dhe të drejtave të shqiptarëve, por dhe stabilitetin në tërësi të Maqedonisë.

Zoti Ali Ahmeti si kryetar i kësaj partie ka merita shumë të mëdha në të gjitha zhvillimet pozitive nga marrëveshja e Ohrit tek zbatimi i saj, faktorë që sollën marrëveshjen e Ohrit, kontributin që jep në një situatë jo të lehtë për stabilitetin dhe progresin e mëtejshëm të Maqedonisë.

E falënderova shumë përzemërsisht për vizitën, ishte një kënaqësi shumë e madhe për mua

Kryetari i Partisë Bashkimi Demokratik për Integrim Ali Ahmeti: Ishte një kënaqësi pritja që mu rezervua nga kryeministri i Shqipërisë, me c’rast ardhja ime këtu është për ta falënderuar për kujdesin që ka treguar ndaj shqiptarëve të Maqedonisë për 8 vite me rradhë, në krye të shtetit shqiptar.

Kam ardhur ta falënderoj për bashkëpunimin, për punën e madhe dhe të mirë që ne kemi arritur të realizojmë, kam ardhur ta falënderoj për këshillat vëllazërore që unë kam patur gjatë zhvillimeve , gjatë proceseve, me të vërtetë edhe të vështira, edhe specifike, në Republikën e Maqedonisë.

Kam ardhur ta falënderoj për të gjithë përkrahjen që na ka dhënë që edhe vendi ynë të zërë vendin e merituar në NATO, dhe në strukturat evropiane. Kam ardhur ti them publikisht se do të mbetet udhëheqës dhe kryeministër i përhershëm për shqiptarët e Maqedonisë nga ata shqiptarë që unë përfaqësoj.


04/07/2013

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave