Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Historia
 

Ngjarje të rëndësishme historike

Territori i Shqipërisë është banuar që në lashtësi. Gjurmë të jetës janë gjetur në Xare, si dhe në Shpellën e Shën Marinës në Sarandë që nga koha e Paleolitit të mesëm dhe të vonë (100 000 – 10 000 vjet më parë).

Shqiptarët janë pasardhës të drejtëpërdrejtë të Ilirëve. Fiset ilire shtriheshin në pjesën perëndimore të Ballkanit, deri në lumenjtë Sava dhe Danub në Veri, Morava dhe Vardar në Lindje (që është dhe vija kufitare me Thrakën) dhe vargmalet e Pindit në Jug dhe Juglindje (në kufi me greket dhe maqedonasit).

Zhvillimi i shpejtë ekonomik, veçanërisht ai i metalurgjisë së bronzit dhe hekurit (në shekujt XI-V para erës sonë) krijoi bazat e kulturës së përbashkët shpirtërore dhe materiale të fiseve ilire. Në fund të shekullit V p.e.s., ilirët u futën në periudhën e skllavopronarisë dhe themeluan përgjatë bregdetit qytete shumë të njohura në atë kohë, të cilat ekzistojnë dhe sot, si Durrahium (Durrësi), Apolonia, Butroti (Butrinti), Scodra (Shkodra), Lissus (Lezha), etj. Pushtimi Roman (në vitin 168 p.e.s.) pati pasoja të rënda për ilirët. Megjithatë, ata e përballuan me sukses politikën asimiluese të romanëve, kryesisht si rrjedhojë e standardeve të larta të zhvillimit dhe identitetit të kristalizuar etnik.

Pas thyerjes së romanëve në vitin 395 të erës sonë, Iliria mbeti nën sundimin e Perandorisë Bizantine. Në periudhën pasuese, Iliria u pushtua nga fise të ndryshme barbare, si Gothet, Avaret etj.

Në shekujt IV - VI, sllavët pushtuan një pjesë të Ilirisë Veriore dhe Lindore dhe Maqedonia pushtoi pjesë të cilat më vonë u asimiluan.

Fundi i mijëvjeçarit të parë shënon kristalizimin e kombit shqiptar. Më vonë, formacionet politike shqiptare të shekullit XIV mbuluan territoret nga Tivari dhe Prizreni deri në Kostur dhe Vlorë. Ndërkohë, në zona të pjesës jugore ruhej ende emri historik i Epirit, i cili në vitet pasardhëse shërbeu si sinomin për Arbërinë (shumë shpesh, Heroi Kombëtar Gjergj Kastrioti Skenderbeu (1405-1468) quhej "Princi i Epirit").

Pushtimi otoman (XIV) vendosi sistemin feudal ushtarak në Arbëri (Shqipëri), por kryengritjet e një pas njëshme të princërve shqiptarë përgatitën rezistencën e madhërishme të popullit shqiptar, nën udhëheqjen e Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti, i njohur me emrin Skënderbe. Gjergj Kastrioti Skënderbeu arriti të krijonte një shtet të centralizuar (Arberia) dhe flamuri i tij u bë flamuri kombëtar i Shqipërisë.

Shekulli XVIII shënon lulëzimin e dy "Pashallëqeve" të organizuara dhe shumë të fuqishme: Pashallëku i Bushatllinjve (me qendrën e tij në Shkodër dhe i qeverisur nga Karamahmut Pashë Bushatlliu); dhe Pashallëku i Janinës (me qendrën e tij në Janinë dhe i qeverisur nga Ali Pashë Tepelena). Lufta për pavarësi dhe identitet kombëtar arriti kulmin e saj me Lëvizjen e Rilindjes Kombëtare, e cila filloi më 1830.

Më 1878, kjo lëvizje u organizua më mirë pas Lidhjes së Prizrenit, e cila shërbeu si udhëheqja e parë ushtarake dhe politike e kryengritjeve shqiptare. por, për fat të keq, të të njëjtin vit Kongresi i Berlinit vendosi ndarjen e territoreve shqiptare, nga e cila përfituan shtetet fqinje, Mali i zi, Serbia dhe Greqia.

Megjithatë, lëvizja shqiptare për liri u kurorëzua me Shpalljen e Pavarësisë, më 28 nëntor 1912.

Gjatë viteve të Luftës së Parë Botërore, Shqipëria u shndërrua në një betejë lufte për fuqitë ndërluftuese dhe u pushtua nga Italia, Serbia, Mali i Zi, Greqia, Franca dhe Austro-Hungaria.

Më 1920, Kongresi i Lushnjës (një qytet që ndodhet 90 km në jug të Tiranës), shpalli Tiranën si kryeqytet të Shqipërisë me konsensusin e përfaqësuesve nga e gjithë Shqipëria.

Më 21 janar 1925, Asambleja Kushtetuese e shpalli Shqipërinë Republike Parlamentare dhe Ahmet Zogu u zgjodh President i Shqipërisë. Por ai pati shumë pushtet, dhe Republika funksiononte më tepër si Republike Presidenciale.

Më 1 shtator 1928, Shqipëria u shpall Mbretëri Demokratike Parlamentare dhe Ahmet Zogu u shpall Mbret i Shqipërisë, duke marrë titullin mbretëror "Zogu I".

Më 7 prill 1939, Italia fashiste pushtoi Shqipërinë dhe si rrjedhim, e ashtuquajtura Asamble Kushtetuese shpalli fundin e Mbretërisë së Zogut dhe ia ofroi kurorën Viktor Emanuelit III. Shteti Shqiptar mbeti formalisht Mbreteri Kushtetuese nën sundimin e Dinastisë së Savojës.

Më 29 nëntor 1944, Shqipëria u çlirua nga pushtuesit nazi-fashistë. Që nga ajo kohë, në Shqipëri sundoi regjimi komunist i Enver Hoxhës, i cili ndikoi në izolimin e vendit.

Më 11 janar 1946, Asambleja Kushtetuese e shpalli Shqipërinë Republikë Popullore, si një nga format e diktaturës së proletariatit, e cila zgjati pothuajse gjysëm shekulli, deri më 29 prill 1991, kur Parlamenti i parë pluralist shpalli Republikën Parlamentare të Shqipërisë.

 Marrë nga Ministria e Punëve të Jashtme


   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave