Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Kryeministri Berisha fton PS-nė tė reflektojė mbi zgjerimin e konsensusit pėr Kodin Zgjedhor
 

Kryeministri Berisha ftoi sot Partinë Socialiste të reflektojë mbi mundësinë e zgjerimit të konsensusit në lidhje me Kodin Zgjedhor. Këtë ftesë Kryeministri Berisha e bëri publikisht, pas prezantimit të dokumenteve të reja të identitetit në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.

 

“Kodi zgjedhor është në diskutim. Dua të jem fare i hapur dhe ftoj zotin Rama të dëshmojë sens kompromisi me forcën politike që ka 8 deri në 10 për qind të elektoratit. Nuk është në interesin e vendit përjashtimi total nga përfaqësimi në procesin zgjedhor i kësaj force politike. Këtë ftesë nuk e bëj për asnjë qëllim tjetër përveçse për faktin se realitetet nuk duhen mohuar. Në vendime të rëndësishme, nëse injoron realitetin, të pëlqen apo jo, vendimi mbetet me probleme. Kur nuk i pëlqen, realitetet janë për t’u ndryshuar, por jo për t’u mohuar. Në këtë kontekst, uroj dhe dëshiroj të shqyrtohet mundësia e një hapësire edhe për atë forcë që, e ndrydhur nga fenomeni i ‘dushkut’ dhe për këtë duhet të jemi realistë, sepse nuk mund  të themi ndryshe, ka përfaqësuar 8 apo 10 për qind të shqiptarëve në zgjedhjet e vitit 2005 dhe në vitin 2007 ndoshta edhe më shumë, pasi ka qenë në koalicion.

 

Kam qenë shumë i lënduar nga greva e urisë dhe këtë e them hapur. Pavarësisht se kundërshtarë, por për vendin, për Europën e botën, sado që askush nuk e mbështeste vendimin për të hyrë në grevë urie, por faktikisht ishte e tillë, 10 deputetë në grevë urie ishte një lëndim dhe përbënte një lajm aspak të favorshëm për vendin.

 

Normalisht një çështje e tillë nuk përbënte një objekt trajtimi, por jam i bindur se shpreh mendimin e mazhorancës në këtë rast, ku duhet të përpiqemi të korrigjojmë ndonjë gjë. Ne nuk dalim jashtë teorisë së gabimeve. Mundësia është për reflektim, prandaj të reflektojmë. Nuk kam asnjë qëllim tjetër, por vetëm përfshirjen. Ne kemi një konsensus me PS-në dhe këtë nuk e mohoj, por nëse e zgjerojmë më shumë do të ishte mirë për vendin,” u shpreh Kryeministri Berisha.


17/12/2008

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave