Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Kryeministri Berisha: 800 mijė familje shqiptare do tė pėrfitojnė shpėrblimin e fundvitit
 

-          Qeveria do t’i japë të gjitha kategorive të pensionistëve, në qytet dhe fshat, shpërblimin e fundvitit prej 5 mijë lekë

 

Kryeministri Berisha bëri të ditur sot, në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, se qeveria do të akordojë dhënien e shpërblimit të fundvitit pensionistëve në masën 5 mijë lekë dhe punonjësve të administratës publike nga 10 mijë lekë deri në një pagë. Duke e cilësuar këtë vendim ‘kartolinën e qeverisë për festën e fundvitit”, Kryeministri Berisha tha se nga ky vendim përfitojnë rreth 800 mijë familje shqiptare, punonjës të administratës, institucioneve publike dhe pensionistëve të të gjitha kategorive, në qytet dhe fshat.

 

“Ne ndërmarrim këtë akt tradicional për këtë qeveri si një vullnet të qeverisë për t’i uruar vitin e ri qytetarëve të vendit jo vetëm me fjalë, por edhe me një shpërblim në fund të vitit, me të cilin bëhet i paqenë inflacioni, që ishte në nivelet më të ulëta prej 2.6 për qind. Në këtë mënyrë, ata lehtësohen dhe kursimet e tyre nuk preken shumë për të festuar vitin e ri.”

 

Kryeministri Berisha theksoi se shpërblimi i fundvitit për pensionistët në masën 5 mijë lekë nuk përfshihet në rritjen e njoftuar të pensioneve në 1 maj.

 

“Pensionistët, - tha Kryeministri - në mbarë vendin do të marrin një shumë prej 5 mijë lekë, kudo që ndodhen dhe të të gjitha kategorive. Kjo shumë nuk llogaritet në rritjen e premtuar të pensioneve. Rritja e pensioneve në datën 1 maj do të jetë 20 përqind për pensionet në fshat dhe 10 përqind për pensionet në qytet. Ndaj dhe shpërndarja e lajmeve nga zyrat e ‘dëshpërimit’ se nuk ka lekë për rritjen e pensioneve, më lejoni t’i siguroj 520 mijë pensionistë shqiptarë se lekët ekzistojnë dhe pensionet në 1 maj, për 170 mijë pensionistë në fshat do të kapin dyfishimin e tyre dhe për 260 mijë pensionistë në qytet pensionet rriten nga 40 deri në 70 përqind në 4 vjet, duke tejkaluar në këtë mënyrë të gjitha premtimet tona që për pensionet në qytet ka qenë pensione jo më të vogla se 100 dollarë.”

 

Ndërsa për administratën publike, Kryeministri Berisha tha se si rezultat i miradministrimit në fondin  pagave, shpërblimi do të jetë nga 10 mijë deri në një pagë.

 

“Qeveria këtë vit ka qenë sërish e vëmendshme ndaj administratës, e cila do të shpërblehet jo më pak se 10 mijë lekë dhe jo më shumë se dyfishim i pagës dhe kjo me përparësi absolute për pagat e ulëta. Nëse nga miradministrimi kanë tepruar në fondin  e pagave, edhe përmbi pagat e ulëta limiti për administratën do të jetë jo më pak se 10 mijë lekë dhe jo më shumë se një paga dhe me këtë kemi dalë nga rregulli i një viti më parë, kur shpërblimi ka qenë vetëm 10 mijë lekë. Shpresoj që me miradministrimin e fondit të pagave që është bërë, të shpërblejmë me një pagë të veçantë, në radhë të parë, ata që janë më në nevojë, me paga të ulëta dhe ata që kanë më shumë fëmijë.”

 

Kryeministri Berisha u shpreh se parimet mbi të cilat mbështetet ky vendim janë qeveria e shërbimit dhe shërbesave.

 

“Ky është një qëllim konstant i qeverisë dhe nuk ka të bëjë me asnjë qëllim tjetër përveç shërbimit dhe shërbesave dhe zemrës së dhembshur, parime nga të cilat ne nuk tërhiqemi për sa kohë do të jemi në pushtet, për sa kohë do të na votojnë qytetarët, për sa kohë të na besojnë të rinjtë, të rejat, gratë, burrat, të moshuarit e këtij vendi.”

 

Duke shfrytëzuar këtë rast, Kryeministri Berisha i shprehu urimet më të përzemërta pensionistëve dhe familjarëve të tyre, punonjësve dhe të gjithë shqiptarëve për vitin e ri.


10/12/2008

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave