Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Qeveria do tė vendosė futjen nė pėrdorim tė letrave me vlerė
 

- Kryeministri Berisha: Si hap fillestar në drejtim të përdorimit të tyre, do të jetë dhënia e të drejtës pronarëve për ta parablerë me letra me vlerë një objekt të nxjerrë në privatizim.  

 

Kryeministri Berisha bëri të ditur sot, në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, se së shpejti, qeveria do të vendosë për përdorimin e letrave me vlerë, të emetuara në vitin 1995.

 

“Në vitin ’95, janë emetuar letrat me vlerë, me të cilat qeveria dhe mazhoranca e asaj kohe synonte të bënte një lloj shpërndarje të pasurisë kombëtare nëpërmjet një bonusi të caktuar për çdo qytetar mbi moshën 18 vjeç. Kriza e thellë financiare, rebelimi i vitit ’97, sistemi kleptokratik që u vendos pas vitit ’97 i bëri ato inekzistente. Kanë kaluar rreth 13 vjet nga ajo periudhë. Qeveria dhe mazhoranca ka pasur një zotim se nuk do t’i mohojë ato, por se do të gjejë mënyrën e trajtimit. Në vitin e emetimit të tyre, për arsye jo të qëndrueshme, por më shumë si një jehonë, ato imituan lekët e privatizimit, ndërkohë që lekët e privatizimit, faktikisht, ishin lekë me destinacion privatizimin dhe që do të dëmshpërblenin ditën e vuajtjes në burg, në përputhje me ligjin  e kohës. Bonot e privatizimit në asnjë vend dhe në asnjë rast nuk janë cilësuar si lekë. Sidoqoftë, ne duhet të fillojmë të hapim siparin e përdorimit të tyre,” u shpreh Kryeministri.

 

Si hap fillestar në drejtim të përdorimit të tyre, Kryeministri Berisha tha se do të jetë dhënia e të drejtës pronarëve për ta parablerë me letra me vlerë një objekt të nxjerrë në privatizim.  

 

“Në mënyrë që këto hapa të jenë seriozë, kam menduar që si hap fillestar t’u japim mundësi pronarëve që parablerjen ta bëjnë me letra me vlerë. Ekspertët e Ministrisë së Ekonomisë dhe të Financave do të bëjnë modelimin dhe ekuivalentimin e tyre. Në këtë kontekst, krijohet një lehtësi e madhe për pronarin për të parablerë objektin e nxjerrë në privatizim. Kjo masë duhet të merret me shpejtësi. Parablerja është e drejtë e ligjshme, e cila është aplikuar në rastet e bashkëpronësisë private publike, ku për pjesën publike është dhënë e drejta e parablerjes. Këtë ligj në favor të pronarëve, që e anuluan qeveritë e mëparshme, ne e kemi amenduar dhe rikthyer,” u shpreh Kryeministri.

 

Duke garantuar se kjo masë nuk ka efekte negative në funksionalitetin e ekonomisë,  Kryeministri theksoi se futja në përdorimin e letrave me vlerë do të bëhet gradualisht dhe hap pas hapi.  

 

“Gjykoj se është e dobishme dhe e domosdoshme të hidhet hapi i parë. Nuk mund të ecet në mënyrë tjetër përveçse hap pas hapi, sepse vetë situata financiare botërore nuk lejon asnjë lloj eksperimenti, por imponon rigorozitet, hapa të matura e të studiuara dhe unë kam shumë bindje se vendimi për t’u dhënë të drejtën pronarëve për të parablerë me letra me vlerë nuk do të ketë asnjë efekt negativ në funksionalitetin ekonomik të vendit, por, përkundrazi, do t’u lehtësojë barrën një shtrese, e cila e meriton plotësisht. Fillimi i procedurave, monitorimi, eksperienca e krijuar do të na mësojë për hapin e dytë, të tretë, të katërt e me radhë.”

 

Kryeministri qartësoi se letrat me vlerë nuk janë lekë, por do të përdoren për të blerë objekte në proporcion me vlerën e saj.

 

“Askush, - theksoi Kryeministri - nuk mund të mendojë se ato janë lekë, pasi janë letra me vlerë, të cilat ne nuk i mohojmë. Qeveria ime ka zgjatur afatin përdorimit të letrave me vlerë dhe sërish do ta zgjasim. Ne do të studiojmë të gjitha mundësitë e përdorimit në mënyrë të proporcionuar të tyre, por nuk bëhet fjalë për lekë. Tjetër gjë janë lekët e të përndjekurve politike dhe tjetër gjë letrat me vlerë. Por kjo e fundit mund të përdoret për të blerë asete në një proporcionim të përshtatshëm të vlerës së saj.”

 

Kryeministri Berisha tha se pas kësaj mase të parë, qeveria do të shqyrtojë hapat e tjerë që do të ndërmerren në këtë drejtim.


26/11/2008

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave