Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Qeveria do tė stimulojė zhvillimin e kulturės sė ullirit dhe mbjelljen e 20 milion fidanėve tė rinj
 

- Kryeministri Berisha: “Kudo që udhëton në Shqipëri, zonat me ullinj janë shumë të shtrira dhe të gjëra, nga Ksamili deri në Shkodër, me varietete nga më të mrekullueshmet dhe cilësinë më të lartë të vajit. Kjo kërkon që ne të marrim një vendim që nga 5 milion të shkojë në 25 milion rrënjë ullinj.”

 

Kryeministri Berisha njoftoi sot, gjatë prezantimit në Këshillin e Ministrave të projektligjit për aderimin e Republikës së Shqipërisë në marrëveshjen ndërkombëtare për ullirin dhe vajin e ullirit, se qeveria do të stimulojë zhvillimin e kulturës së ullirit me hartimin e një programi të posaçëm dhe mbjelljen e 20 milion fidanëve të rinj në të gjithë territorin e vendit.  

 

“Kultura e ullirit është një nga trashëgimitë më të çmuara që gjeneratat e shkuara na kanë lënë, me rreth 5 milion rrënjë ullinj. Nëse kemi parasysh epërsinë e vajit të ullirit ndaj të gjitha vajrave të tjera, simbolikën e tij dhe vlerësimin që shqiptari i ka bërë ullirit duke e cilësuar si flori i mbitokës, është në detyrimin tonë që këtë trashëgimi ta shumëfishojmë në kohën më të shkurtër të mundshme. Kudo që udhëton në Shqipëri, zonat me ullinj janë shumë të shtrira dhe të gjëra, nga Ksamili deri në Shkodër, me varietete nga më të mrekullueshmet dhe cilësinë më të lartë të vajit. Kjo kërkon që ne të marrim një vendim që nga 5 milion të shkojë në 25 milion rrënjë ullinj,” u shpreh Kryeministri.

 

Për nxitjen e kësaj iniciative, Kryeministri Berisha tha se qeveria do të hartojë së shpejti një program për krijimin e të gjitha mundësive për mbjelljen e 20 milion fidanëve ullinj, si dhe do të vendosë një bashkëpunim të ngushtë me të gjitha vendet që mund të ndihmojnë në realizimin e tij.  

 

“Shqipëria, - u shpreh Kryeministri - ka djerrina, shpate kodrash dhe malesh, ku mund të mbillen plantacione ndër më të mëdhatë e ullirit. Ne kemi bërë disa nxitje në këtë drejtim, por këto janë fillestare. Ne duhet të hartojmë me shpejtësi një program, që do të mundësojë mbjelljen e 20 milion fidanëve. Për këtë, qeveria duhet të përgatisë të gjithë stimujt për nxitjen dhe krijimin e mundësive për mbjelljen e tyre. Kjo fillon me identifikimin e të gjitha territoreve që janë të panumërta - territori ynë mundëson mbjelljen edhe 50 apo 100 milion rrënjëve, por ta fillojmë me 20 milionë fidanë - me bashkëpunimin me institutet publike apo private, me një bashkëpunim më të ngushtë me institutet e vendeve fqinje, Italisë dhe Greqisë, që qëndrojnë në krye të  botës për ullirin dhe vendosjen e bashkëpunimit me të gjitha vendet që mund të na ndihmojnë në këtë iniciativë. Qendra e kërkimeve shkencore duhet ta marrë këtë si një nga drejtimet më kryesore të punës së saj.”

 

Kryeministri Berisha garantoi se kjo nismë do të mbështetet edhe me mobilizimin e fondeve të duhura.

 

“Natyrisht kjo nismë kërkon projektin dhe më pas mobilizimin e fondeve. Duhet të praktikohen të gjitha variantet. Atyre që duan të krijojnë plantacione në djerrina t’u ofrohet sipërfaqja me një euro dhe kjo praktikë pozitive është filluar me dhënien e dy mijë hektarëve të parë. Ju siguroj se janë disponibël në këtë moment edhe 150 mijë hektarë të tjerë djerrina në kodra dhe jo vetëm kodra nga Shkodra deri në Ksamil. Ndaj duhet një projekt shumë i studiuar,” u shpreh Kryeministri, duke theksuar se krahas nxitjes së zhvillimit të kësaj kulture, certifikimi i vajit të ullirit, ndonëse po ecet në këtë drejtim, duhet të marrë përparësi të madhe.


12/11/2008

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave