Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Kryeministri Berisha: Privatizimi i OSSH-sė, njė histori suksesi
 

- “Qeveria përjashtoi elementët që, në mënyrë automatike, mund të rëndonin mbi kurrizin e qytetarëve shqiptarë dhe kjo është merita e dytë e madhe e këtij privatizimi.”

 

- “Bazuar në vlerësimin e KPMG-së dhe që është i vetmi vlerësim që konkurrenca ndërkombëtare merr parasysh, kompania çeke ka ofruar mbi dyfishin e vlerës.”

 

Kryeministri Berisha, duke prezantuar sot, në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, vendimin për privatizimin e operatorit të sistemit të shpërndarjes (OSSH), u shpreh se qeveria i jep fund një procesi të zvarritur nga qeveritë e mëparshme, duke realizuar një proces privatizimi të suksesshëm në të gjitha aspektet.

  

“Privatizimi i sistemit të shpërndarjes së energjisë në Shqipëri është një histori e plotë suksesi. Sipas ekspertëve vendas dhe rajonalë të tregut të kompanive të shpërndarjes, ky është një nga privatizimet më të suksesshme. Vështirësitë e këtij privatizimi kanë qenë humbjet konstante që, për fat të keq, duhet ta pranojmë se kanë qenë dyfishi i humbjeve të energjisë të korporatës së energjisë në Maqedoni. Borxhi prej 17 miliard lekë, që kjo kompani ka kredi të marra, do të paguhet nga pronari i ri. I nisur vite e vite më parë, për qeveritë e mëparshme privatizimi i KESH-it u bë si vega e Penelopës, ndërsa kjo qeveri vendosi e realizoi një privatizim plotësisht të suksesshëm,” u shpreh Kryeministri.

 

Rezultat të suksesit të këtij privatizimi, Kryeministri Berisha vlerësoi edhe shitjen e OSSH-së me mbidyfishin e vlerës së aseteve të saj, të përllogaritura nga kompania ndërkombëtare e vlerësimit KPMG .

 

“Fituesi i kësaj gare, të përgatitur me kujdes nga Korporata Financiare Ndërkombëtare, apo dega tregtare e Bankës Botërore prej më se një viti e gjysmë punë, rezulton të jetë kompania çeke “Chez”, me traditë, eksperiencë dhe me financa shumë të fuqishme. Interes treguan një seri kompanish, por garën e fiton kompania çeke me 102 milion euro. Sipas përllogaritjes së KPMG, kompanisë ndërkombëtare të vlerësimit e kontraktuar nga IFC, asetet e sistemit të shpërndarjes janë vlerësuar në vlerën prej 4 miliard lekë. Bazuar në vlerësimin e KPMG-së dhe që është i vetmi vlerësim që konkurrenca ndërkombëtare merr parasysh, kompania çeke ka ofruar mbi dyfishin e kësaj vlere,” u shpreh Kryeministri, duke shprehur vlerësimet për kompaninë fituese “Chez”, një kompani me eksperiencë të madhe menaxhuese, e cila ka në pronësi edhe sisteme të shpërndarjes së energjisë në Rumani, Bullgari.

 

Kryeministri qartësoi se sipërmarrja e shpërndarjes së energjisë elektrike përfshin kabinat dhe nënkabinat, sportelet e pagesave dhe nënstacionet e vogla, ndërsa nënstacionet e mëdha e të mesëm dhe linjat e transmetimit mbeten publike.

 

Përjashtimi nga qeveria të formulave që ia kalonin koston e privatizimit qytetarë, u konsiderua nga Kryeministri Berisha një tjetër meritë e suksesit të këtij privatizimit.

 

“Qeveria i rezistoi të gjitha temptimeve për rritjen e çmimit. Qeveria përjashtoi elementët që, në mënyrë automatike, mund të rëndonin mbi kurrizin e qytetarëve shqiptarë dhe kjo është merita e dytë e madhe e këtij privatizimi. Skema dhe formula, që bazoheshin në përballimin nga qytetarët të kostos së këtij privatizimi, u përjashtuan tërësisht. Ndaj për rreth një vit, u negociua me IFC-në për të gjetur dhe përcaktuar praktikat më të pranueshme për qeverinë dhe për konsumatorin shqiptar.”

 

Kryeministri Berisha u shpreh se me privatizimin e operatorit të sistemit të shpërndarjes do të rritet eficenca dhe cilësia e shërbimit ndaj qytetarëve.    

 

“Me privatizimin e KESH-it mbyllet seriali i privatizimeve të sipërmarrjeve të mëdha shtetërore,  të cilat, duhet ta pranojmë, kanë qenë të shndërruara në korporata thellësisht problematike në menaxhim dhe palcërisht të korruptuara. Duke i kaluar në pronësi e menaxhim privat, nuk ka mëdyshje se shërbimet ndaj qytetarëve shqiptarë përmirësohen ndjeshëm. Shërbimet që ofrojnë këto sipërmarrje janë shumë të rëndësishme dhe në mënyrë të padiskutueshme, rritet eficenca dhe hapet plotësisht perspektiva e tyre për modernizim,” u shpreh Kryeministri.

 

Pas privatizimit të OSSH-së, Kryeministri Berisha tha se privatizimi tjetër do të jetë INSIG-u, pas të cilit, Shqipëria mund të shpallet si shteti më privat i këtij kontinenti.

 


29/10/2008

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave