Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Kėshilli i Ministrave miraton vendimin pėr shitjen e aksioneve shtetėrore nė AMC
 

- Kryeministri Berisha: “Do të privatizohen në mënyrë transparente aksionet që qeveria ka në sipërmarrje e kompani të ndryshme.”

 

- “Ne realizojmë me sukses të plotë një prej premtimeve më madhore në fushën ekonomike, premtimin e privatizimit transparent të sipërmarrjeve publike.”

 

Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin për shitjen e aksioneve shtetërore në kompaninë e telefonisë celulare AMC. Kryeministri Berisha tha se qeveria, në kuadrin e politikave të privatizimit, është e vendosur të heqë dorë, nëpërmjet proceseve ligjore transparente, nga pronësitë e sipërmarrjet që duhet të privatizohen dhe nga ajo ç’ka mbetur nga privatizimi.

 

“Shitja e aksioneve që qeveria ka në AMC, - u shpreh Kryeministri - duhet të shoqërohet me shitjen në mënyrë transparente të aksioneve në të gjitha sipërmarrjet ku ne jemi aksionerë.”

 

Kryeministri Berisha theksoi se ligji, që përcakton në një masë të caktuar detyrimin shtetëror për të qenë aksionere, tashmë është i tejkaluar.

 

“Fryma e këtij ligji u diktua nga përdorimi i mendësisë publike, mendësi e cila tashmë është e tejkaluar.  Nuk ka sektor ekonomik në vend, ku sektori privat të jetë më i avancuar. Deri më sot kanë mbetur të tilla pikat, shtyllat e tensionit, aksione dhe puse nafte.”

 

Duke e vlerësuar të suksesshëm procesin e privatizimit, Kryeministri Berisha tha se këtij procesi do t’i nënshtrohen edhe aksionet që qeveria ka në kompani dhe sipërmarrje të ndryshme pas privatizimit të tyre, duke përmbushur në këtë mënyrë zotimin për realizimin e një procesi transparent të privatizimit të sipërmarrjeve publike.

 

“Privatizimet, - u shpreh Kryeministri - kanë qenë plotësisht të suksesshme dhe kanë tejkaluar parashikimet në suksesin e tyre. Shpresojmë që edhe INSIG-u, për të cilin është hapur tenderi ndërkombëtar dhe kanë treguar interes të veçantë 8 - 12 kompani, do të privatizohet brenda vitit dhe po kështu aksionet e AMC-së , më pas aksionet e Telekomit, të ARMO-s. Qeveria nuk dëshiron të jetë aksionere Ajo ka mision e detyra të tjera. Në këtë kontekst, ne realizojmë me sukses të plotë një prej premtimeve më madhore në fushën ekonomike, premtimin e privatizimit transparent të sipërmarrjeve publike.”

 

Kryeministri Berisha theksoi me kënaqësi që këtë zotim, qeveria po shndërron në realitet.  


22/10/2008

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave