Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Kryeministri Berisha: Performanca fiskale dhe privatizimet e suksesshme, bėnė tė mundur njė seri investimesh nė akse tė rėndėsishme rrugore
 

-“Në këto muaj të këtij mandati dhe së paku, dy vitet e para të mandatit tjetër, në rast se shqiptarët do të votojnë këtë mazhorancë, rrugët do të jenë axhenda madhore e kësaj qeverie. Ne kemi përqendruar dhe do të përqendrojmë të gjitha potencialet për përfundimin sa më shpejt të tyre.”.

Kryeministri Berisha bëri të ditur sot, gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave, se brenda këtij viti hapen tenderat dhe nisin punimet për ndërtimin e akseve të mëdha rrugore kombëtare dhe segmenteve të tjera të rëndësishme në mbarë vendin.

“Performanca fiskale, mbledhja e të ardhurave, privatizimet e suksesshme i japin mundësi qeverisë që brenda këtij viti të hapë tendera dhe të nisin punimet për akse rrugore shumë të rëndësishme për vendin,” u shpreh Kryeministri Berisha.

Ndër to, Kryeministri veçoi:

- Shndërrimin e autostradës Fushë Krujë-Milot me 4 korsi.

Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit dhe Drejtoria e Rrugëve kanë përfunduar projektin. Unë i përgëzoj sepse i kanë ndarë në një seri lotesh. MPPTT dhe Drejtoria e Rrugëve kanë marrë porosi që lotet të mos jenë më të gjata se 4 kilometra, përveç rasteve të veçanta dhe kjo sepse favorizon shumë shkurtimin e kohës së ndërtimit. Me ketë prokurim dhe angazhimin e të gjitha burimeve financiare për të përfunduar në kohë sa më të shkurtër këtë autostradë, e rreziqeve të mëdha, e shndërrojmë në një autostradë normale. Ky vendim ka një impakt shumë pozitiv në qarkullimin rrugor të vendit.

- Do të tenderohet për 4 korsi by pass-i plepave-Kavajë-Rrogozhinë, e cila në gjendjen aktuale është e pakonceptueshme.

- Pavarësisht nga rrugët e tjera që do të ndërtohen si rruga Fushë Krujë-Rrogozhinë, sërish arteria kryesore e vendit mbetet Morinë-Vlorë, e cila duhet gjithashtu të jetë në 4 korsi.

- Drejtoria e Rrugëve ka marrë porosi për të shqyrtuar me përparësi madhore vazhdimin mëtejshëm të autostradës Korçë-Qafë Thanë.

Ekzistojnë një seri të dhënash që flasin se ndryshimi i trajektoresh Qafë Plloça-Qafë Thanë avantazhe më të mëdha ka Qafë Plloçë-Guri Kamjes-Propisht-Qukës, duke i rënë buzë Shkumbinit. Së pari, kjo shkurton distancën së paku me 27 kilometra.

Së dyti, urbanizon një prej zonave të rëndësishme të vendit dhe kombit Mokrën, sepse kjo krahinë ka pasur një peshë në të gjithë historinë dhe etnogjenezën e kombit. Rëndësi shumë të madhe ka që rruga të kalojë nëpër Mokër, të zbresë në qukës dhe përveç Gurit të Kamjes që është në lartësinë e Qafë Thanës, i gjithë sektori tjetër është në lartësi krahasimisht më të ulët, sesa trajektorja që do të lidhte Qafë Plloçën me Qafë Thanën, një trajektore kjo mjaft e vështirë gjithashtu për mirëmbajtje gjatë dimrit, sepse në të gjithë gjatësinë e saj kalon në lartësi mbi 900 metra. Ndërsa zbritja e saj buzë Shkumbinit e bën rrugën të një cilësie krejt tjetër. Këtu ndiqet mençuria romake, Egnatia, që i ka gjurmët dhe urat. Prandaj le ti kthehemi dhe do të jetë një ndërtim shumë i goditur. Vendi ynë është i vogël, por me rrugë të stërzgjatura, të ndërtuara nga pushtuesit për të kaluar nëpër maja malesh dhe nga kodra në kodër, duke anashkaluar luginat. Rrugët që ne kemi nuk janë zhvillimore, ndaj edhe ne duhet t’u kthehemi atyre.

Kështu, nëse do të faktohet fizibël, çka të dhënat i ka shumë premtuese, projekti Qafë plloçë-Qafë Thanë bie dhe do të bëhen përpjekje maksimale për zhvillimin e shpejtë të mundshëm të projektit Qafë plloçë-Qukës. Edhe në rast se do të ketë nevojë për ndonjë tunel, ne do ta bëjmë atë, për të përzgjedhur trajektoren më të madhe. Për këtë trajektore opinionet janë shumë pozitive.

- Një rrugë tjetër shumë e rëndësishme është rruga e Arbrit. Për këtë do të kontraktohet loti tjetër Bulqizë-Klos. Sapo të përfundojë projekti tërësor i pjesës më të afërt me Tiranën, do të tendoret dhe do të fillojë ndërtimi nga shkalla e Tujanit.

Për këtë rrugë ka pasur një vështirësi të madhe, për shkak të një urë gjatë saj, me lartësi 150 metra, çka bëri që në tenderin e parë, projekti për këtë segment të mos merrej përsipër. Ne kemi bërë përpjekje që kompani projektuese të mëdha të marrin përsipër projektimin e kësaj ure, e cila do të jetë ura më e lartë në Shqipëri dhe një nga më të lartat në rajon.

- Ka përfunduar projekti për rrugën Delvinë-Kardhiq dhe do të fillojnë punimet. Sikundër duhet të projektohet by pass-i i Shën Vasilit, në mënyrë që kjo rrugë të jetë me dy dalje, njëra në drejtim të Shën Vasilit dhe tjetra, në Delvinë.

Gjithashtu, janë hapur tenderat për të gjitha segmentet e rrugës së Bregut, që duhet të inaugurohen në datën 6-7 maj, para fillimit të fushatës elektorale. Kjo për të mos e bërë fushatën me inaugurime, por me programin e viteve që vijnë. Të merren masa që dy lotet e saj, pavarësisht se një prej loteve ka qenë shumë i vështirë për shkak se kalon nëpër fshatra, në mënyrë që rruga të përfundojë në pranverën e  ardhshme.

- Do të sistemohet dhe asfaltohet rruga Vau i Dejës-Koman. Kjo është një rrugë shumë e rëndësishme veçanërisht për viset perëndimore të Kosovës dhe Tropojën. Me këtë rrugë Rrafshi i Dukagjinit e ka më të lehtët përshtatshme në Shkodër dhe daljen në det. Për realizimin e saj, është porositur dhe po punohet për projekt zbatimin dhe sapo ai të përfundojë, do të fillojë sistemimi i saj.

- Do të ndërtohet rruga Kuçovë-Belsh-Cërrik, si dhe rruga Pajovë-Shezë-Pekisht-Belsh.

Kjo zonë kodrinore e butë është shumë e populluar, por edhe me një potencial bujqësor të rëndësishëm. Asnjë zonë fushore e vendit nga Vurgu në Zadrimë, nuk ka sera diellore, sa ç’ka kjo zonë. Ajo është shndërruar në një faktor shumë të rëndësishëm të prodhimit të zarzavateve dhe frutave për tregun dhe eksportin. Ndaj këto dy rrugë janë shumë të domosdoshme, ndërkohë që janë edhe pararendëse të boshtit të Jugut.

Boshti i Jugut është në studimin  dytë të fizibilitetit dhe uroj që të dalë fizibël, në të kundërt do të ndërmarrim një të tretë. Ky bosht shkurton distancën e Gjirokastrës, Tepelenës, Përmetit, Sarandës dhe Delvinës së paku, me 70 kilometra. Edhe rrugët Kuçovë-Belsh-Cërrik janë përafërsisht trajektorja e tij nga Berati.

Unë u ndala tek rrugët më kryesoret, por ka edhe shumë të tjera, ndër të cilat po citoj:

- Sistemimi dhe asfaltimi i rrugës Fushë Arrëz-Iballë.

Iballa është një zonë me potenciale të mëdha turistike dhe e ka jetike këtë rrugë. Prandaj ne do të fillojmë sistemimin dhe asfaltimin e rrugës ekzistuese.

- Rruga Himarë-Potam, po bëhet projekti për rrugën Kuç-Borsh, Fterë-Borsh. Është e domosdoshme që fshatrat të afrohen me Bregun.

- Është hapur tenderi për rrugën e Voskopojës.

Voskopoja është një nga zonat turistike të vendit, prandaj rruga merr rëndësi edhe më të madhe.

- Sistemimi dhe asfaltimi i rrugës Fushë Krujë-Krujë.

Rruga do të jetë e cilësisë dhe standardeve më të mira. Kruja është ekrani i historisë sonë kombëtare.

- Rruga Fierzë-Lekbibaj.

Kjo zonë ka potenciale të mëdha jo vetëm turistike, por edhe ujore. Lumenjtë e saj zbresin nga pjerrësira të mëdha dhe me fluksin më modest të ujit, japin prodhimin më të madh të energjisë. Prandaj kjo zonë e ka të domosdoshme rrugën.

Ne ndjekim parimin se të gjitha qendrat e komunave të vendit duhet të lidhen me akset kombëtare. Krahas kësaj, të gjitha fshatrat e mëdha duhet të lidhen me qendrën e komunës me rrugë të asfaltuara.

- Sistemimi dhe asfaltimi i rrugës Bujan-Ura e Fierzës dhe Fierzë-zona e tragetit.

Me këtë akt, nga Qafa e Morinës deri tek trageti do të kemi një rrugë të standardeve ndërkombëtare, që do të vazhdojë me rrugën Fierzë-Koman, me gjatësi 34 kilometra. Në këtë mënyrë, normalizohet dhe lehtësohet transporti për të gjithë këtë zonë, e cila, ndonëse zona më e varfër, është me potenciale të mëdha.

- MPPTT dhe Drejtoria e Rrugëve do të nisin projektin e rrugës që bashkon Valbonën me Thethin.

Është e domosdoshme që shqiptarët dhe të huajt të njihem me bukuritë mahnitëse të Alpeve shqiptare. Në Alpe, këto rrugë mund të marrin drejtime të ndryshme, por pjesët më mahnitëse dhe përfaqësuese të Alpeve janë Valbona dhe Thethi. Rruga që i lidh këto qendra është rreth 14 kilometra dhe me përfundimin vitin e ardhshëm, të rrugës së Valbonës, të standardeve më të mira, përfundojmë edhe rrugën e Thethit. Dedaj-Bogë ka përfunduar dhe po përgatitet projekti për të vazhduar kilometrat që kanë mbetur deri në Theth. Në këtë mënyrë, krijohet një itinerar turistik mahnitës, që përgjatë bregut të Drinit, ngjitet Alpeve në Valbonë dhe përfundon në Theth.

- Ka një seri rrugësh të tjera, në mënyrë të veçantë hyrjet e qyteteve. MPPTT ka marrë porosi që hyrjet dhe daljet e të gjitha qyteteve të zgjerohen dhe të ngrihen në lartësitë e qytetit. Në të vërtetë, bashkitë nuk e kanë shumë të thjeshtë sistemimin e tyre. Nëse do të linin bashkinë e Tiranës për të ndërtuar nyjën e Kamzës, nuk do ta kishte përfunduar as për 10 vjet, sepse investimi ishte shumë i madh.

- Po kështu, do të ketë investime serioze të rëndësishme për rrugët hyrëse të qyteteve të tjera si Beratit, Kavajës, Sarandës, Fierit dhe Ura e Mbrostarit.

- By pass-i i Fierit do të kërkojë ndryshimin e trajektores, sepse pas shumë hulumtimeve, arkeologët japin të dhëna se Apolonia shtrihet jo vetëm në kodër, ashtu siç e njohim ne, por shtrihet gjerësisht edhe në fushë. Për këtë arsye, ne vendosëm të bëjmë projektin dhe të kalojmë në anën tjetër, në mënyrë që rruga të mos përbëjë asnjë rrezik për dëmtimin e një site arkeologjik, me rëndësisë botërore.

- Një rrugë e rëndësishme është rruga që kalon në anën e përroit të Zaranikës në Elbasan, rruga e Gjinarit dhe vazhdon në qarkun e Elbasanit me rrugën e Stërblevës, e cila që shkon drejt Peshkopisë. Sikundër edhe nga Peshkopia shkon drejt Stërblevës, nga Peshkopia drejt Kalasë së Dodës, nga Kukësi drejt Kalasë së Dodës, nga Kruma drejt Hasit.

- Do të sistemohet dhe asfaltohet rruga Klos-Bulqizë, sikundër do të nisë projekti i rrugës që lidh pothuaj të gjitha komunat e Matit, rrugën e vjetër të Selishtës. Kjo ka qenë një rrugë shekullore, që e gjallëron shumë Luginën e Matit, tepër pjellore.

- Rruga Aleksandër Goga-shkolla ish ndërmarrja kimike e Durrësit, gjithashtu, një rrugë e rëndësishme.

Këtu nuk janë përfshirë asnjë nga rrugët e qarqeve që ndërtohen në kuadrin e fondit prej 400 milionë dollarë, të krijuar për rrugët dytësore. Gjatë këtyre dy muajve, inaugurohet fillimi i punimeve për 10 rrugë, për të vazhduar, menjëherë më pas, me 10 rrugë të tjera dhe dora-dorës me 10 rrugë nga çdo qark. Ne kemi vendosur t’i ndajmë në mënyrë të barabartë në çdo qark dhe t’i përkasin zonave kryesisht bujqësore dhe turistike.

Gjithashtu, këtu nuk janë përfshirë edhe me qindra kilometra të tjera rrugë rurale që ndërtohen apo janë në ndërtim e sipër me grantet e Ministrisë së Brendshme dhe fondet e qeverive vendore. Këto ishin disa nga projektet më kryesore që nisin gjatë këtyre muajve.

Në këto muaj të këtij mandati dhe së paku, dy vitet e para të mandatit tjetër, në rast se shqiptarët do të votojnë këtë mazhorancë, rrugët do të jenë axhenda madhore e kësaj qeverie dhe ne do t’i japim përgjigjen përfundimtare pothuajse të gjitha rrugëve kryesore të vendit. Rrugët janë shpejtësi, zhvillim dhe vlerësim i të gjitha aseteve ku kalojnë, janë një mundësi e madhe për të shfrytëzuar të gjitha pasuritë. Ndaj edhe ne kemi përqendruar dhe do të përqendrojmë të gjitha potencialet për përfundimin sa më shpejt të tyre.


17/10/2008

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave