Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Kėshilli i Ministrive miraton kontratėn e konēensionit pėr ndėrtimin e njė hidrocentrali tė ri nė Ashtė
 

- Miratohen kontratat dhe për ndërtimin e hidrocentralit “Bishnica 1”, “Bishnica 2”, “Holta Kabash” dhe “Holta Poroçan”

 

Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e sotme vendimin për miratimin e kontratës  së konçensionit ndërmjet ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe shoqërisë “Osterreichische Elektrizitatsëirtschafts – Aktiengesellschaft”, për ndërtimin, pronësinë, shfrytëzimin, mirëmbajtjen dhe transferimin e projektit të një hidrocentrali të ri në Ashtë, në Republikën e Shqipërisë.

 

Kryeministri tha se me këtë projekt merr fund tejzgjatja 18 vjeçare e këtij hidrocentrali, i cili, për arsye strikt ekologjike, nuk është më hidrocentrali i Bushatit . “Me synim mbrojtjen e ekosistemit të Bunës, të Drinit dhe të gjithë zonës, është vendosur që ky hidrocentral, ndër më efiçentët që mund të ndërtohet për shkak të kaskadës që ka, të ndërtohet mbi bazën e teknologjisë që jep mundësi të merret një sasi prej rreth 50 megavat energji, por duke respektuar plotësisht mjedisin dhe duke mos kërcënuar as fryrjet e tepërta të liqenit, apo mbi lagështi të Bushatit dhe zonave përreth”, u shpreh Kryeministri.

 

Në këtë mbledhje u miratuan vendimet përkatëse  për kontratat e koncesionit  dhe për një seri hidrocentralesh, të cilat kjo shoqëri, ndër më të mirat në Europë, do të ndërtojë me shoqëritë shqiptare, si hidrocentrali “Bishnica 1”, “Bishnica 2”, “Holta Kabash” dhe “Holta Poroçan”.Kryeministri vlerësoi se këto projekte janë një shembull i qartë se kompani të mëdha ndërkombëtare po punojnë në Shqipëri dhe po bashkëpunojnë me shoqëri shqiptare.      


17/10/2008

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave