Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Kryeministri Berisha: Bashkėpunimi ekonomik mes Gjermanisė dhe Shqipėrisė ka dhėnė fryte tė qarta
 

-  Eksportet shqiptare drejt Gjermanisë rriten me 38 % 

Kryeministri Berisha vlerësoi sot, në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, se bashkëpunimi ekonomik me Gjermaninë i  ka dhënë qartë frytet e veta, duke vënë në dukje se tashmë konstatohet me kënaqësi rritja e eksporteve shqiptare drejt Gjermanisë , sikundër është bërë i njohur suksesi i kompanive gjermane si Hochtief dhe kompani të tjera në Shqipëri. “ Konkretisht eksportet shqiptare drejt Gjermanisë këtë vit janë rritur me 38 %”- tha Kryeministri. Në këtë kontekst, kryeministri vlerësoi se  konferenca e ardhshme ekonomike që do të zhvillohet në 10 ditshin e fundit të tetorit ka një rëndësi shumë të madhe.

Kryeministri u shpreh se zgjerimi i bashkëpunimit ekonomik me Gjermaninë dhe përpjekjet e përbashkëta për të ngritur këtë bashkëpunim drejt niveleve të bashkëpunimit politik, përbëjnë një detyrë madhore për qeverinë.

 

Kryeministri informoi se në kuadrin e këtij bashkëpunimi,  zhvilloi një takim shumë të rëndësishëm me Sekretarin Parlamentar, në Ministrinë e Ekonomisë dhe Teknologjisë, zotin  Hartmut Schauerte. “Diskutuam gjerësisht me zotin Schauerte për mënyrën sesi të nxisim më tej bashkëpunimin ekonomik dhe kompletimin sa më shpejt të  gjithë kuadrit ligjor të domosdoshëm për një infrastrukturë solide të këtij bashkëpunimi.” tha kryeministri.

Kryeministri informoi ndër të tjera, lidhur me takimin e zhvilluar me afaristët gjermanë, të cilët duke shprehur vlerësimin më të lartë për reformat në Shqipëri dhe krijimin e klimës pozitive për investime, shprehën vendosmërinë  e tyre për të investuar në vendin tonë, në projekte madhore në të gjitha fushat.


10/10/2008

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave