Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Kancelarja Merkel shprehu vlerėsimin mė tė lartė pėr reformat e jashtėzakonshme tė qeverisė shqiptare dhe premtoi rritjen e mbėshtetjes pėr Shqipėrinė
 

- Kryeministri Berisha: “Ndihma gjermane për Shqipërinë do të rritet dhe kam kënaqësi t’ju informoj se në këtë kuadër, janë miratuar rreth 120 milion euro të tjerë janë në finalizim e sipër për projekte shumë të mëdha.”

 

Kryeministri Berisha njohu sot, në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, anëtarët e qeverisë me suksesin e vizitës të delegacionit shqiptar, të kryesuar nga Kryeministri, në Republikën Federale Gjermane, me ftesë të Kancelares Angela Merkel, e cila u  fokusua në marrëdhëniet bilaterale, integrimi i Shqipërisë në NATO dhe BE, zhvillimet rajonale dhe më gjerë.

 

Duke risjellë në vëmendje vlerësimet e Kancelares Merkel, gjatë konferencës për së përbashkët për shtyp, se marrëdhëniet mes dy vendeve tona janë të shkëlqyera, Kryeministri Berisha u shpreh se qeveria shqiptare mbetet e angazhuar që këto marrëdhënie të konsolidohen e zhvillohen më tej.

 

“Kjo është një arritje shumë e madhe për Shqipërinë dhe shqiptarët. Marrëdhëniet e shkëlqyera me një mik të madh dhe një komb të fuqishëm, një vend i cili ka pasur gjithnjë një vëmendje të veçantë ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve, për ne janë një detyrim dhe mbetemi shumë të angazhuar që këto marrëdhënie t’i konsolidojmë e zhvillojmë më tej në frymën më miqësore,” u shpreh Kryeministri.

 

Nga mbledhja e Këshillit të Ministrave, Kryeministri Berisha shprehu edhe një herë mirënjohjen më të thellë për ndihmën e jashtëzakonshme që Gjermania i ka dhënë Shqipërisë dhe popullit shqiptar, në këto 20 vjet, që arrin në 700 milion euro.

 

“Unë shfrytëzova rastin për të shprehur mirënjohjen më të thellë për ndihmën dhe mbështetjen e jashtëzakonshme që qeveria dhe taksapaguesit gjermanë u kanë dhënë shqiptarëve në këto 20 vjet, ndihmë që arrin në mbi 700 milion euro. Kjo ndihmë ka prekur për mirë jetën e të gjithë qytetarëve shqiptarë nga veriu në jug. Ajo është përqendruar në projekte të suksesshme në fushat më jetike si ujësjellës, kanalizime, rrjetin elektrik, mbrojtjen e mjedisit, në arsim, bujqësi, kulturë, në rendin publik, ushtri dhe çdo fushë të zhvillimit të vendit,” u shpreh Kryeministri.

 

Kryeministri Berisha theksoi se ndihma gjermane është në rritje, që prek të gjitha fushat e zhvillimit, me projekte që shtrihen nga veriu në jug të vendit.

 

“Kancelarja Merkel më siguroi se ndihma gjermane për Shqipërinë do të rritet dhe kam kënaqësi t’ju informoj se në këtë kuadër, janë miratuar dhe janë në finalizim e sipër rreth 120 milion euro të tjerë për projekte shumë të mëdha si unaza e rrjetit elektrik të jugut, linja elektrike që lidh Tiranën me Prishtinën, në financim e sipër është linja Tiranë-Podgoricë, ujësjellës dhe kanalizime në një seri qytetesh të vendit si Shkodër, Sarandë, Korçë, Pogradec dhe qytetet të tjera, projekte për mbrojtjen e mjedisit, në fushën e arsimit. Kjo është një ndihmë shumë e çmuar dhe Kancelarja Merkel m’u shpreh se do t’ju ndihmojmë edhe më shumë. “

 

Kryeministri Berisha e ka njohur Kancelaren Merkel me të gjitha reformat e ndërmarra në Shqipëri, për të cilat, theksoi ai, Kancelarja shprehu vlerësimin më të lartë.

 

Në frymën e mirëkuptimit të plotë, u shpreh Kryeministri, u diskutua edhe rreth zhvillimeve në rajon, duke shprehur vlerësimet veçanërisht për rolin dhe kontributin e Gjermanisë në pavarësinë e Kosovës dhe rindërtimin e saj.

 

“Republika Federale e Gjermanisë, - tha Kryeministri Berisha - ka dhënë një kontribut madhor në paqen dhe stabilitetin në rajon. Është një nga vendet me rolin më kryesor në paqen në Kosovë, në rindërtimin e saj dhe në njohjen e pavarësisë së Kosovës. Po kështu kontribute shumë të mëdha ka në vende të tjera të rajonit. U diskutuan zhvillimet në rajon dhe këto bisedime u bënë në frymën e mirëkuptimit të plotë.”

 

Një ditë më parë, Kryeministri Berisha zhvilloi një vizitë zyrtare në Republikën Federale Gjermane, me ftesë të Kancelares Angela Merkel. Gjatë kësaj vizite, Kryeministri Berisha u takua dhe zhvilloi bisedime me kancelarin Merkel, Ministrin e Jashtëm Frank-Walter Steimeier, Sekretarin e Shtetit në Ministrinë e Ekonomisë dhe Teknologjisë Hartmut Schauerte, si dhe me përfaqësues të biznesit gjerman.


10/10/2008

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave