Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Kryeministri Berisha: Lufta kundėr korrupsionit pėrcaktuese nė procesin e integrimit
 

- “Korrupsioni është shpata e Demokleut mbi procesin e integrimit në BE. Çdo zyrtar që dëshiron të kontribuojë në këtë projekt, që e mbështesin mbi 90 për qind e shqiptarëve, nuk duhet të ketë asnjë iluzion, por duhet të japë kontributin e tij me të gjitha mundësitë.”

 

Këshilli i Ministrave shqyrtoi sot Strategjinë ndërsektoriale të parandalimit dhe luftës kundër korrupsionit dhe qeverisjen transparente, 2008-2013. Kryeministri Berisha e konsideroi këtë strategji të të gjitha strategjive, pasi lidhet ngushtë me suksesin e reformave në shumë fusha, në atë të tregut dhe derregullimit të tij, në shëndetësi, arsim, në fushën e mbrojtjes së mjedisit dhe të decentralizimit. Luftën kundër korrupsionit dhe suksesin e saj, Kryeministri Berisha e konsideroi veçanërisht të rëndësishme për suksesin e plotë të zbatimin të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit.

 

“MSA-ja dhe procesi i integrimit europian, sikundër edhe ai në NATO, ka një univers të tërë standardesh, normash, kriteresh dhe praktikash. Në këtë proces, pas zgjedhje të lira, asgjë nuk është përcaktuese, sesa lufta kundër korrupsionit. Çka është arritur, duhet të konsiderohet vetëm një dëshmi e mundësisë për të ndryshuar situatën,” u shpreh Kryeministri.  

 

Duke vlerësuar faktin që në tre vjet Shqipëria nga grupi i 24 vendeve më të korruptuara, ka lënë mbrapa 95 vende, Kryeministri tha se objektiv madhor dhe i detyrueshëm është grupi i 20 vendeve të para.

 

“Një arritje e rëndësishme është fakti që në tre vjet jemi zhvendosur nga grupi i 24 vendeve më të korruptuara të planetit, në një pozicion ku kemi lënë mbrapa 95 vende. Por në mënyrë absolute nuk ka asnjë element vetëkënaqësie, sepse objektivi ynë i detyrueshëm është grupi i 20 vendeve të para. Kjo nuk do të arrihet në një vit, por do të arrihet me vendosmëri të hekurt dhe reforma në të gjitha fushat.”

 

Kryeministri Berisha tha se pas zgjedhjeve të lira, korrupsioni është shndërruar në faktorin e parë të vlerësimit dhe etalon të vendeve për t’u përzgjedhur në procesin e integrimit.

 

“Disa qëndrime të Komisionit Europian të këtij viti kanë pasur jehonë në procesin e zgjerimit, më shumë sesa referendumi në Irlandë. Në qoftë se “jo”-ja në referendumin në Irlandë nuk është interpretuar si një “jo” kundër zgjerimit, siç ishin interpretuar më parë dy referendumet që dështuan, qëndrimi kritik i Komisionit Europian përbën një ndryshim madhor, të cilin e quaj realisht pozitiv, për ta shndërruar korrupsionin në etalonin kryesor të vlerësimit të vendeve.”

 

“Me vendimet që Komisioni Europian, - vijoi Kryeministri - mori këtë vit për bllokimin e fondeve ndaj vendeve anëtare që i janë përkeqësuar treguesit, në një kohë kur nuk ka entuziazëm shumë të madh për zgjerimin, këtej e tutje çdo gjë do të shihet me shumë kujdes, do të thoja se do të shihet me lupë. Integrimi nënkupton gjithashtu fonde shumë të mëdha për vendet në proces integrimi, apo të sapo integruara. Kjo nënkupton standarde shumë të larta transparence në përdorimin e tyre. Ndaj e cilësoj këtë, strategjinë e të gjitha strategjive.”  

 

Kryeministri Berisha bëri thirrje se kushdo që është i interesuar që vendi të ecë i sigurt drejt BE-së duhet ta konsiderojë luftën kundër korrupsionit si detyrën e parë, aty ku punon.

 

“Korrupsioni është shpata e Demokleut mbi procesin e integrimit në BE. Çdo zyrtar që dëshiron të kontribuojë në këtë projekt, që e mbështesin mbi 90 për qind e shqiptarëve, nuk duhet të ketë asnjë iluzion, por duhet të japë kontributin e tij me të gjitha mundësitë.”


03/10/2008

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave