Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Kryeministri Berisha: Pavarėsia e institucioneve, jetike pėr luftėn kundėr korrupsionit
 

Kryeministri Berisha, në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave vuri theksin në shtrirjen e luftës kundër korrupsionit në të gjitha institucionet. Duke nënvizuar se pavarësia e institucioneve është jetike për luftën kundër korrupsionit, Kryeministri u shpreh se askush më shumë se mazhoranca nuk është e interesuar për pavarësinë e institucioneve.

 

“Lufta kundër korrupsionit duhet të shtrihet në të gjitha institucionet. Askush më shumë se kjo mazhorancë nuk ka interes absolut për pavarësinë e institucioneve. Duhet të jemi realist se në një vend të lirë asgjë nuk rëndon më shumë pavarësinë e tyre sesa korrupsioni. Korrupsioni ka varësi nga krimi, nga abuzimi, nga shpërfytyrimi moral.”

 

Kryeministri u shpreh se në këtë kontekst do të vazhdojnë reformat në sistemin e drejtësisë, të cilat synojnë forcimin pavarësisë dhe transparencën e veprimtarisë së tyre.

 

“Drejtuesit e këtyre institucioneve janë të ftuar të kontribuojnë në realizmin  e këtyre reformave, sikundër janë të ftuar të përdorin gjithë integritetin e tyre personal për të dhënë përgjigjen më ndëshkuese rasteve korruptive në këtë institucion.”

 

Kryeministri kërkoi nga të gjithë ministrat e kabinetit qeveritar rishqyrtimin e çdo procedure të veprimtarisë së tyre, në funksion të transparencës sa më të plotë. Në këtë kontekst, Kryeministri bëri të ditur se në sektorin e prokurimeve 1 janari do të shënojë bllokimin e çdo prokurimi tjetër përveçse atij elektronik.

 

“Kemi diskutuar për prokurimet publike. Po fillon procesi i trajnimit. Nga 1 janari do të bllokohet çdo prokurim tjetër, përveçse atij elektronik. Prokurimi elektronik sado të kushtojë, ka çmim më të ulët, sepse është shumë më pak korruptim dhe më transparent. Transparenca është dhe duhet të mbetet kristalizimi i të gjitha procedurave.”

 

Kryeministri tërhoqi vëmendjen për vonesat që vihen re në disa sektorë lidhur me aplikimin e proceseve të dixhitalizuara. Dixhitalizim, u shpreh Kryeministri, nënkupton transparencë dhe ky proces duhet të kthehet në domosdoshmëri për të gjithë sektorët. Kryeministri përgëzoi në këtë drejtim, Ministrinë e Shëndetësisë, e cila brenda muajit mars do të informatizojë sistemin. Duke e cilësuar këtë proces si një bazë të shkëlqyer kundër abuzimeve, Kryeministri u shpreh se tashmë do të vendoset një transparencë shumë më e madhe në shpenzime.

 

“Ministrja e Shëndetësisë më informoi dje se brenda muajit mars do të informatizojë sistemin. Është një bazë e shkëlqyer kundër abuzimit dhe për këtë e përgëzoj. Ky proces vendos një transparencë shumë të madhe në shpenzime. Kartela ka të gjithë problemet e të sëmurit, por ka dhe ndërhyrje që s’duhet të jenë brenda saj, ndërsa me rrugë elektronike, këto kartela kodifikohen. Kjo është shumë pozitive.”

 


03/10/2008

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave