Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Kryeministri Berisha: Bashkėpunim me opozitėn, pėr t’i dhėnė pėrgjigje tė qėndrueshme disa ēėshtjeve tė rėndėsishme
 

- Në kuadër të këtij bashkëpunimi, Kryeministri Berisha kërkoi sërish 'shembjen e murit të imuniteteve'.  

 

Kryeministri Berisha i bëri sot thirrje opozitës për bashkëpunim për zgjidhjen e disa çështje të rëndësishme dhe luftën kundër korrupsionit. Në kuadër të këtij bashkëpunimi, Kryeministri Berisha kërkoi sërish 'shembjen e murit të imuniteteve'.  

 

“Ne kemi vepruar shumë drejt që nuk kemi penguar dhe nuk do të pengojmë, që çdo kërkese e prokurorisë për heqjen e imunitetit t’i përgjigjemi, - ne e kemi mbajtur këtë zotim - por duhet të bëhen përpjekje të mëdha që Shqipëria të shembë murin e imuniteteve. Natyrisht vendimi më i qëndrueshëm në këtë rast është ai që merret bashkë me opozitën.”

 

Gjithashtu, Kryeministri Berisha tha se është i domosdoshëm edhe shqyrtimi i statusit të deputetëve, të cilët, në papajtueshmëri me standardet europiane, mbajnë makina dhe shoferë në kurriz të taksapaguesve.

 

“Situata e parlamentit shqiptar është e papajtueshme me standardet europiane. Nëse ne mbajmë deputetë me makina dhe shoferë në kurriz të taksapaguesve, mos mendoni se bindim kënd me vullnetin e madh për të luftuar korrupsionin me tolerancë zero. Korrupsioni është abuzim me fondet. Ne jemi mazhoranca dhe duhet të prijmë me shembull në gjithçka. Është e domosdoshme ndryshimi i ligjeve të bazuara në etjen e skajshme, ose ndryshe ‘babëzinë’. Ligji i statusit të deputetit është i bazuar në ‘babëzinë’. Nuk ka vend në botë që deputeti të marrë 1.5 herë më shumë se Kryeministri, në dieta e të tjera. Ky fakt nuk më shqetëson, por deputeti shqiptar nuk mund të jetë deputeti i vetëm në Europë me makinë dhe shofer.”

 

Për zgjidhjen e këtyre çështjeve, Kryeministri Berisha ftoi opozitën të bashkëpunojë me mazhorancën për t’i dhënë përgjigjen më të qëndrueshme atyre.

 

“Lufta kundër korrupsionit, - u shpreh Kryeministri - është luftë për të ardhmen, për fatin dhe destinacionin e fëmijëve tanë, të rinjve dhe qytetarëve shqiptarë, të cilët kanë më shumë nevojë për integrim se çdo qytetar tjetër europian. Këto çështje do të shkojnë drejt zgjidhjes. Ne jemi maxhoranca dhe na takon t’i zgjidhim ato. Sigurisht do të bisedojmë me opozitën dhe me shumë insistim do të kërkojmë t’i ndryshojmë së bashku ato.”


03/10/2008

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave