Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Kryeministri Berisha: Kompanitė qė shfrytėzojnė pasuritė natyrore tė pėrmbushin detyrimet ligjore ndaj qeverive vendore
 

- “Janë rreth 600 licenca për minierat dhe qindra të tjera për pyjet dhe pasuri të tjera dhe nuk kemi ndonjë rast që ata të kenë ndërtuar një kopsht apo shkollë për komunitetin.”

 

- “Duhet të vendoset me shpejtësi të madhe ligji, në të kundërt, do të autorizoj qeveritë vendore t’u heqin të drejtën për të prekur pasuritë e zonës çdokujt që nuk i përgjigjet detyrimit ndaj saj dhe komunitetit.”

 

Kryeministri Berisha i kërkoi sot Ministrisë së Ekonomisë dhe Ministrisë së Financave të verifikojnë përmbushjen e detyrimeve ndaj qeverive vendore të kompanive që operojnë në fushën e shfrytëzimit të pasurive natyrore. Duke ngritur këtë shqetësim në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, Kryeministri Berisha kërkoi përmbushjen e këtij detyrimi ligjor nga ana e këtyre kompanive, në të kundërt, do të autorizohen qeveritë vendore t’u heqin të drejtën e aktivitetit çdokujt që nuk i përgjigjet detyrimit ndaj saj dhe komunitetit.

 

“Të gjitha instancat e Ministrisë së Ekonomisë, në bashkëpunim me Ministrinë e Financave do të ushtrojnë kontrolle tek të gjitha subjektet (në fushën minerare) dhe do të heqin çdo licencë që nuk përmbush këtë detyrim. I ftoj kryetarët e komunave të informojnë ministritë përkatëse dhe Kryeministrin për të gjitha rastet kur nuk shlyejnë detyrimin ligjor, në mënyrë që kjo anomali të marrë fund. Janë rreth 600 licenca për minierat dhe qindra të tjera për pyjet dhe pasuri të tjera dhe nuk kemi ndonjë rast që ata të kenë ndërtuar një kopsht apo shkollë për komunitetin.”

 

Kryeministri Berisha e konsideroi të papranueshme që kompani që veprojnë në fushën e shfrytëzimit të pasurive natyrore në komuna të caktuara nuk derdhin asnjë kontribut për komunitetin e tyre.

 

“Kjo çështje është shqetësuese sepse pasuritë natyrore, përveç turizmit, janë vendosur në zona të varfra dhe vazhdojnë të mos e ndjejnë ritmin e zhvillimit. Kjo është e papranueshme, sepse në vetë filozofinë e sotme, veçanërisht të minierave, një nga tre kushtet bazë është mirëkuptimi dhe bashkëpunimi me komunitetin dhe transparenca financiare e saj. Mjedisi dhe komuniteti janë kushte themelore dhe Shqipëria do të bashkohet me klubin e vendeve që i bashkohet, në kuadrin e Bankës Botërore, nismës së Tony Blear dhe tani edhe e Kryeministrit Gordon Brown,” u shpreh Kryeministri.

 

Kryeministri Berisha tha se kjo çështje ngrihet me shqetësim edhe nga drejtuesit vendorë, duke theksuar se përmbushja e detyrimeve ndaj qeverisë vendore është edhe në funksion të krijimit të të ardhurave në shërbim të komunitetit.

 

“Kryetarët e komunave, - u shpreh Kryeministri - në mënyrë të vazhdueshme më shprehin në letra shqetësimin për kompani që nuk duan t’ia dinë për komunitetin dhe qeverinë vendore. Gjatë një bisede me kryetarin e komunës së Martaneshit, ky i fundit më tha se në zonën e tij janë 40 galeri minierash dhe askush prej tyre nuk jep asnjë qindarkë për qeverisjen vendore. Sikundër është e papranueshme që të shfrytëzojnë pyjet e komunës dhe të sillen sikur të mos kenë asnjë lidhje me komunitetin. Ndaj duhet të vendoset me shpejtësi të madhe ligji, në të kundërt, do të autorizoj qeveritë vendore t’u heqin të drejtën për të prekur pasuritë e zonës çdokujt që nuk i përgjigjet detyrimit ndaj saj dhe komunitetit.”

 

Kryeministri Berisha theksoi se ndarja e mëtejshme e të ardhurave me qeverinë vendore do të jetë një nga drejtimet themelore.

 

“Me ministrin e Financave, - shpreh Kryeministri - kemi diskutuar që qeveria vendore të bëhet aksionere dhe do të realizohet, pavarësisht se pati një përplasje absurde politike, sepse opozita u kundërvu edhe për atë që kishin propozuar vetë. Por ndarja e mëtejshme e të ardhurave me qeverinë vendore, duhet të jetë një nga drejtimet themelore.”


01/10/2008

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave