Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Kryeministri Berisha: Qeveria do tė bėjė ēdo pėrpjekje pėr tė zgjeruar pjesėmarrjen e sektorit privat nė arsim
 

Në mbledhjen e radhës së Këshillit të Ministrave, kryeministri Berisha veçoi nga rendi i ditës vendimet për hapjen e programeve te studimit master i nivelit te pare, tre Universiteteve, Universitetit “Ismail Qemali”, në Vlorë, universitetit Fan Noli në Korçë  dhe universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan.

Duke i përgëzuar ata për punën e bërë, si dhe për vullnetin dhe gatishmërinë që kanë treguar, kryeministri shprehu besimin e qeverisë se ata do ta përmbushin me sukses këtë mision.

Kryeministri kërkoi nga Ministri i Arsimit kontraktimin e një kompanie e cila do të vlerësojë të gjitha universitete publike dhe private. Duke  e cilësuar këtë si një detyrim madhor ndaj të rinjve dhe të rejave që shkollohen në këto fakultete, kryeministri siguroi se në të ardhmen qeveria do të bëjë çdo përpjekje për të zgjeruar pjesëmarrjen e sektorit privat në arsimimin e të rinjve shqiptarë.

“Zoti Beja edhe njëherë kërkoj nga ju kontraktimin e kompanisë së vlerësimit të gjitha universiteteve publike dhe private. Ky është një detyrim madhor ndaj të rinjve dhe rejave që shkollohen në këto universitete. Dua të siguroj këtu se kjo qeveri do të bëjë çdo përpjekje në të ardhmen për të zgjeruar pjesëmarrjen e sektorit privat në arsimin e të rinjve të dhe të rejave në Shqipëri. Cilësia është një kusht , por pavarësisht se nuk merrem me asnjë lloj paragjykimi duhet të vlerësohen si publiket dhe privatet. Por këtë nuk duhet ta shtyjmë sepse është  e domosdoshme dhe se ne e kemi linjë shumë të rëndësishme politike, pjesëmarrjen e sektorit privat në arsim dhe në këtë mënyrë nuk tërhiqemi prej saj. Pas vlerësimit dot përcaktojmë hapa të tjera të rëndësishme për të analizuar me efiçencë këtë qëllim. Pra krahas njohjes, zgjerimit të kompetencave, ne duhet të bëjmë reitingun e tyre siç e bën çdo vend. Prandaj letë hapim sa më shpejt tenderin për të kontraktuar kompaninë që do të bëjë reitingun.”


01/10/2008

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave