Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Kryeministri Berisha: Krijimi i Gjykatės administrative, zhvillim real pozitiv pėr sistemin e Drejtėsisė
 

Kryeministri Berisha, në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, vuri theksin në projektligjet e sjella për miratim nga Ministria e Drejtësisë. Duke cilësuar këto ligje jashtëzakonisht të rëndësishme për reformat, kryeministri u shpreh se ato do të jenë objekt i një debati të hapur në parlament me opozitën.

Kryeministri veçoi për nga rëndësia projektligjin“ Për  gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative dhe organizmin e drejtësisë administrative.”, projekti i cili është marrë përsipër të financohet tërësisht nga Agjencia Amerikane e zhvillimit dhe Ndihmës Ndërkombëtare. Ky projekt, shpjegoi Kryeministri zbatohet në kuadrin e Pragut të Llogarisë së Mijëvjeçarit, që korporata i akordoi Shqipërisë.

Duke e vlerësuar krijimin e Gjykatës administrative si një zhvillim realisht pozitiv për sistemin tonë të Drejtësisë, Kryeministri Berisha  theksoi se ky ligj  përbën një detyrim madhor në kuadrin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit.

“Mendoj se krijimi i Gjykatës administrative përbën një zhvillim realisht pozitiv për sistemin tonë të drejtësisë, një zhvillim shumë të rëndësishëm për marrëdhëniet e shtetit me biznesin dhe krijon këtu një traditë shumë të rëndësishme e cila deri tani ka qenë e shpërndarë. Tashmë do të përqendrohet në një trup të specializuar që do të asistohet edhe nga ekspertë ndërkombëtare dhe  përgëzoj për këtë Ministrin sepse ligji ka ardhur në kohë, kur financimet e dyta të pragut po bëhen disponibël. Uroj që të ngremë një institucion sa më të konsoliduar . Është ky ligj një detyrim tjetër madhor që kemi në kuadrin e MSA, por mund të them se Ministria e Drejtësisë i ka plotësuar , përveç ligjit të Prokurorisë që është në diskutim, pothuajse i ka plotësuar krejtësisht detyrimet për projektligjet që duhet të sillte.


01/10/2008

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave