Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Kryeministri Berisha: Vitin e ardhshėm, Shqipėria do tė parakalojė sėrish njė numėr tė madh vendesh nė renditjen botėrore tė raportit tė BB-sė
 

Kryeministri Berisha tha sot, në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, se raporti i Bankës Botërore “Të bësh biznes” do të jetë programi i punës së grupit Task-Force për reformat. Duke shprehur vlerësimin për punën e bërë për realizimin e reformave, që e renditën Shqipërinë në këtë raport, në vendin e dytë në botë, Kryeministri kërkoi nga anëtarët e qeverisë të analizojnë në detaje raportin e BB-së për të trajtuar të gjithë problematikën dhe për të rritur më tej performancën ekonomike në të gjithë treguesit e vlerësimit.  

 

“Ne duhet t’i analizojmë të 10 shtyllat e raportit dhe të shohim se çfarë duhet të bëjmë për të dalë ndër të parët. Ky duhet të jetë qëllimi ynë. Rezultatet janë shumë inkurajuese dhe dëshmojnë që ne mund ta arrijmë këtë objektiv.”

 

Kryeministri Berisha tha se janë në zbatim një seri vendimesh shumë të rëndësishme, të cilat do të bëjnë që vitin e ardhshëm Shqipëria të parakalojë sërish në raportin e Bankës Botërore një numër të  madh vendesh në renditjen botërore.

 

Duke iu referuar raportit të Bankës Botërore, Kryeministri theksoi:

 

“Duke shprehur vlerësimin më të madh për punën e bërë për reformat në kuadrin e Task-Force, të cilat e ngjitën Shqipërinë në një pozicion që nuk e ka pasur kurrë më parë, kërkoj nga ju që ta konsideroni këtë thjesht një stacion. Ju duhet ta lexoni dhe studioni me vëmendje raportin e Bankës Botërore. Beteja për lirinë e tregut është betejë për prosperitetin. Në qoftë se në vlerësimin e raportit të Bankës Botërore ne kapërcyem 50 vende, është e qartë se kjo u arrit nga lëvizja e madhe e 4 treguesve kryesorë, por që nuk janë të vetmit, pasi në total janë 10 tregues. Secili prej jush të analizojë raportin dhe të gjejë problematikën.

 

Duke u ndalur në disa çështje p.sh Ministria e Punëve Publike në ligjin e ri të urbanistikës duhet të përdorë standardet më të mira të arritura nga ndonjë vend në listimin që bëhet.

 

Në lidhje me procedurat për tregtimin, importet dhe eksportet, ne nuk duhet të kemi më shumë sesa vendet e EOCD-së, ashtu siç  është në raportin 8 për ne dhe 4 për vendet e EOCD-së. Ne nuk duhet të humbim kohë me shkresa dhe letër.

 

Të nderuar zotërinj ministra, duhet të analizoni të 10 treguesit. Për 4 të parët që bënë të mundur parakalimin e 50 vendeve në klasifikim, të shohim se si mund t’i avancojmë dhe disa prej tyre absolutisht mund të avancojnë me shpejtësi. P.sh nëse i referohemi zbatimit të kontratës, pozicioni ynë është afër mesit dhe në këtë pozicion ne jemi më mirë se disa vende të rajonit. Por ne duhet të shohim se cilët janë elementet e dobët dhe çfarë duhet të bëjmë që në zbatimin e kontratës të ecim me shpejtësi.

 

Ky raport duhet të jetë programi i punës së Task-Force-s, duke marrë çdo element veçmas. E rëndësishme është se gjatë verës dhe pas mbylljes së fazës së vlerësimit, ne kemi një seri vendimesh dhe zbatimesh shumë të rëndësishme, si rezultat i të cilave në fakt do të kishim parakaluar edhe më shumë vende, por që, natyrisht, do të jenë mirë për vitin e ardhshëm, ku do të kemi sërish një parakalim të madh vendesh në vlerësimin e raportit, ndoshta nuk do të jetë 50 vende, por shpresoj të jetë një parakalim i madh, pasi dihet se kilometrat e fundit janë më të lodhshme.

 

Unë kërkoj që ne të lëvizim në të 10 treguesit, pasi nuk mund të jemi të 14-t apo 12-t në botë në një apo tjetër tregues si dhe të kemi tregues të tjerë si p.sh 333 ditë lejen e ndërtimit, sepse është e ardhura e 10 përqindëshit. Duhet sanksion ligjor i prerë që në rast se përgjigjia nuk jepet brenda afatit,  se leja jepet mbi bazën e një vlerësimi, ajo është automatikisht e vlefshme dhe të gjitha pasojat për konsekuencat që mund të sjellë bien mbi burokratin që vonon lejen. Unë mendoj se sanksioni ligjor duhet të jetë shumë i fortë.

 

Kam besim se edhe në reformën fiskale në raport ka elementë të papasqyruar siç është thjeshtimi që iu bë sistemit të taksave. Shtrirja e mëtejshme e plotë e e-taksës, ndonëse është konsideruar, do ta përmirësojë shumë më tepër pozicionimin tonë. Ne duhet t’i analizojmë të 10 shtyllat dhe të shohim se çfarë duhet të bëjmë për të dalë ndër të parët. Ky duhet të jetë qëllimi ynë. Rezultatet janë shumë inkurajuese dhe dëshmojnë që ne mund ta arrijmë këtë objektiv. Pas integrimit në NATO dhe BE, ky është shërbimi më i madh që ne mund t’u bëjmë qytetarëve, të cilët duke shfrytëzuar lirinë dhe vlerat e saj mund të shkëputen nga varfëria e të ecin drejt prosperitetit dhe zhvillimit.”


17/09/2008

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave