Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Kryeministri Berisha: Brain Gain ėshtė dhe mbetet pėrparėsi themelore e qeverisė
 

- Kryeministri garantoi se qeveria është e gatshme tu japë të gjitha mundësitë personave të graduar brenda dhe jashtë vendit, për tu përfshirë dhe kontribuar në administratën publike

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, Kryeministri Berisha, në kuadrin e reformave tërhoqi vëmendjen për përshpejtimin e procesit të Brain Gain, i cili është dhe mbetet drejtim themelor i qeverisë. Kryeministri kërkoi shpalljen e konkurseve për 221 vendet vakante në administratën publike, ku përparësi do të kenë personat që kanë kryer master apo të graduar me tituj të tjerë.

“Sipas Departamentit të Administratës Publike ekzistojnë 221 vende vakante. Me urgjencën më të madhe të hapni konkursin për ata që kane master ose doktoratë. Ata që kanë doktoratë do të pranohen menjëherë. Unë kërkoj në mënyrë absolute që ky proces të vihet në vijë brenda muajit tetor. Brain Gain apo thithja  e trurit është dhe mbetet një drejtim themelor.”

 

Kryeministri  kërkoi krijimin e komisioneve sa më transparente, të cilët në bazë të procedurave të duhura, duhet të shpallin njoftimet për ti dhënë mundësi këtij kontingjenti të mirëshkolluar të japë kontributin në administratën publike.

Kryeministri garantoi se qeveria është e gatshme që pas plotësimit të këtyre vendeve, të krijojë vende shtesë, nëpërmjet shkurtimit të disa sektorëve, për të marrë jetë, në këtë mënyrë përfshirja në administratën publike e të graduarve dhe të titulluarve, jo vetëm në shtetet më të mira të Evropës, por edhe brenda vendit.

“Krijoni komisionet më transparente. Të gjenden njerëzit me grada dhe tituj për këto vende, të cilët të konkurrojnë. Duhet të krijoni procedurat më transparente, të shpallni njoftimet dhe nuk janë pak një kontingjent i tillë i shkolluar mirë. Ju garantoj se qeveria është e gatshme që pasi të zëmë këto vende, të krijojë vende shtesë, duke shkurtuar disa sektorë, në mënyrë që të marrë jetë gjithnjë e më shumë përfshirja në administratë e të graduarve, titulluarve në shtetet më të mira të Evropës, por edhe brenda vendit.
10/09/2008

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave