Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Kryeministri Berisha pėrshėndet raportin e BB-sė “Tė bėsh biznes”
 

-       “Në analizën që Banka Botërore i bën reformave ekonomike të periudhës pranverë 2007-pranverë 2008, e rendit Shqipërinë në vendin e dytë në botë në përmbushjen e reformave që ka ndërmarrë.”

 

Kryeministri Berisha përshëndeti, në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, rezultatet për Shqipërinë  të raportit të Bankës Botërore “Të bësh biznes”, duke e konsideruar si vlerësim të procesit të reformave dhe klimës së biznesit në vend. 

 

“Sot, është një ditë shumë e veçantë për Shqipërinë dhe shqiptarët. Në analizën që institucioni më serioz i planetit, Banka Botërore i bën reformave ekonomike të periudhës pranverë 2007-pranverë 2008 e rendit Shqipërinë në vendin e dytë në botë në përmbushjen e reformave që ka ndërmarrë. Në klasifikimin e përgjithshëm Shqipëria lë mbrapa në tërësi rreth 50 vende. Ky rezultat ishte për reformat e një viti, ndërkohë që reformat në vazhdim të këtij viti kanë bërë që Shqipëria të spostohet në pozicionin e saj nga vendi i 136 në vendin e 86, ndërsa në disa tregues Shqipëria po ecën drejt çatisë së botës. Dua t’ju njoftoj se në vlerësim nuk janë përfshirë një seri reformash që nënkuptojnë dhjetëra e qindra vendime, amendime dhe ligje, të cilat janë marrë pas periudhës së mbylljes së datës së raportit,” u shpreh Kryeministri.

 

Kryeministri Berisha theksoi se raporti do të analizohet hollësisht nga të gjitha ministritë dhe agjencitë për të përcaktuar të gjitha detyrimet që dalin, për të ndërmarrë hapa të tjerë në këtë drejtim dhe për të vazhduar reformat.

 

Të dhënat e raportit “Të bësh biznes” për Shqipërinë u publikuan sot, në Tiranë, nga përfaqësues të Bankës Botërore.


10/09/2008

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave