Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Kryeministri Berisha: Nga 1 janar 2009, prokurimet publike do tė jenė tė gjitha elektronike
 

-       Prokurimi elektronik rrit transparencën, sjell mundësi më të mëdha në luftën kundër korrupsionit, si dhe rrit kursimet në buxhetin e shtetit

 

Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, Kryeministri Berisha njoftoi se nga 1 janar 2009 prokurimet publike do të jenë të gjitha elektronike. Duke ia kushtuar mbledhjen e Këshillit të Ministrave shtrirjes së shërbimit on-line në të gjitha prokurimet publike, Kryeministri e vlerësoi atë si procesin më transparent  dhe që i sjell buxhetit të shtetit rritjen me 15 për qind të kursimeve nga fondi limit i prokurimeve.  

 

“Studimi i prokurimeve elektronike të deritanishme fakton se kursimet me ketë procedurë rriten nga 8 për qind, që është kursimi me procedurën e hapur tradicionale, - e cila është një përqindje e mirë kursimi, nëse kemi parasysh se janë bërë në një moment rritjeje stratosferike të disa çmimeve që ndikojnë - me prokurimin elektronik rriten në 15 për qind. Agjencia e Prokurimeve Publike nga data 1 janar 2009 nuk do të shpallë asnjë prokurim, në rast se ai nuk do të jetë elektronik. Ky duhet të jetë vendimi që presin nga ne shqiptarët. Të kursejmë 15 për qind nga fondi limit në prokurime, do të thotë të kursejmë në një vit minimumi 200 milion dollarë dhe më shumë. Për shkak të integritetit të procedurës dhe efekteve në luftën kundër korrupsionit, këto kursime kanë efektin e 500 milionëve.”

 

Duke kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve, Kryeministri u shpreh se kjo masë merret për të mbrojtur paratë e tyre dhe nuk ka për qëllim asnjë lloj kufizimi, përveçse transparencë të plotë në taksat e qytetarëve. “Në këtë mënyrë, ne kemi një mundësi të madhe për të luftuar korrupsionin dhe së dyti, për të kursyer më shumë, çka është shumë e dobishme për vendin.”

 

Kryeministri Berisha u bëri thirrje të gjitha autoriteteve kontraktuese të vendit, në veçanti  të bashkive dhe komunave, që të marrin masa për aplikimin e prokurimit elektronik. Në këtë proces, autoritetet vendore do të asistohen nga Ministria e Brendshme.

 

“Qeveria, - tha Kryeministri - nuk do të lëvrojë asnjë qindarkë nga buxheti i saj pa u plotësuar ky kusht. Agjencia Kombëtare e Prokurimeve Publike ka marrë e do të marrë urdhër të prerë me shkrim të mos publikojë asnjë tender jashtë prokurimit elektronik më 1 janar 2009. Ministria e Brendshme, me një plan të përshpejtuar, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të  Prokurimeve Publike do të organizojë kurse trajnimi për të gjithë bashkitë e komunat e vendit, do të përcaktohen qartësisht personat që do të trajnohen dhe aty ku nuk kanë mundësi trajnimi, me vendim qeverie do t’u mundësohet të kontraktojnë njerëz të trajnuar për këtë proces.

Interneti do të shtrihet në të gjitha shkollat. Prandaj arsye për të mos proceduar me prokurimin elektronik, në mënyrë kategorike nuk mund të jetë mungesa e internetit. Le të supozojmë se për një arsye apo tjetër, në një komunë të caktuar nuk funksion kjo procedurë, atëherë mund të shkohet në qendër të bashkisë apo qoftë edhe në shkollë dhe ta realizojnë. Ne kemi detyrimin t’i trajnojmë. Ministria e Brendshme të kontaktojë me urgjencë me shoqatat e bashkive dhe komunave, të bëjë planin e punës dhe të ndërmarrë të gjitha masat që tenderat që nga 1 janari 2009 të jenë vetëm elektronike.”

 

Kryeministri Berisha kërkoi që procedura elektronike të realizohet edhe në tenderat për koncesionet, duke kërkuar nga Ministria e Ekonomisë dhe Agjencia për Koncesionet që të garantojë të gjithë masat që edhe koncesionet të jenë elektronike.


10/09/2008

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave