Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Kėshilli i Ministrave miraton kontratėn pėr privatizimin e 85% tė aksioneve tė shoqėrisė ARMO
 

-       Procedura e privatizimit të ARMO-s është procedura më model dhe transparente, e ndjekur në këto 18 vite në privatizimin e një aseti shtetëror.

 

-       Komuniteti botëror i biznesit beson tek ne, për të vendosur ëndrrën dhe projektin e vet.

 

 

Këshilli i Ministrave miratoi sot kontratën e privatizimit të 85 për qind të aksioneve të shoqërisë ARMO. Duke e konsideruar si çështjen kryesore të rendit të ditës së mbledhjes së Këshillit të Ministrave, Kryeministri Berisha tha se kontrata për privatizimin e ARMO-s u arrit pas përfundimit me sukses të procesit të negociatave dhe blerës të saj janë kompanitë “Amra Oil sh.a” dhe konsorciumi “Refinery Associates of Texas, Anika Enterprises & Mercuria Energy Group".

 

Kryeministri Berisha e vlerësoi në tërësi procedurën e privatizimit si procedurën më model dhe transparente, të ndjekur në këto 18 vite në privatizimin e një aseti shtetëror.

 

“Kjo procedurë ka qenë shembull dhe dëshmi e kompetencës, integritetit dhe transparencës së veprimtarisë së qeverisë dhe ministrisë përkatëse. Ky është padyshim privatizimi më i suksesshëm në historinë e vendit dhe  këtë e dëshmojnë të gjitha faktet. Në vitin 2004, për këtë kompani, me të gjitha anekset dhe aksesorët e saj, u ofrua gjithsej vlera 10 milion dollarë. Ndërsa, pa anekset dhe aksesorët e tjerë, pa një seri pikash shpërndarjesh dhe magazinimesh, me të cilat është krijuar një ndërmarrje tjetër, kompania u privatizua me vlerën e 130 milion euro. Dua të informoj qytetarët shqiptarët shqiptarë se jemi të vendosur që vetëm në privatizimin ARMO BISS të marrim shumë më tepër, sesa iu ofrua ARMO-s në tërësi 4 vjet më parë,” u shpreh Kryeministri.

 

Kryeministri e konsideroi suksesin e arritur në privatizimin e kësaj shoqërie gjithashtu dëshmi të rritjes së  besimit të biznesit ndërkombëtar për të investuar në Shqipëri.

 

“Nuk mund të mohohet se në këtë vlerë janë edhe kredencialet e qarta të qeverisë shqiptare. Komuniteti botëror i biznesit beson tek ne, për të vendosur ëndrrën dhe projektin e vet.”

 

Gjatë paraqitjes së kontratës së privatizimit të ARMO-s, Kryeministri Berisha u shpreh:

 

“Rendi i ditës së mbledhjes së sotme ka një seri ligjesh dhe projektvendimesh, por kryefjala e saj është miratimi i kontratës së privatizimit të 85 për qind të aksioneve të shoqërisë ARMO. Blerësit e shoqërisë ARMO janë kompanitë “Amra Oil sh.a” dhe konsorciumi “Refinery Associates of Texas, Anika Enterprises & Mercuria Energy Group”. Pas përfundimit të të gjitha negociatave ky proces mbyllet në mënyrë përfundimtare dhe sot miratojmë kontratën që do t’i paraqitet parlamentit.

 

Jashtë retorikave dhe fjalëve, theksoj se kjo ka qenë procedura më model, e ndjekur në këto 18 vite në privatizimin e një aseti shtetëror. Ajo ka qenë shembull dhe dëshmi e kompetencës, integritetit dhe transparencës së veprimtarisë së qeverisë dhe ministrisë përkatëse. Ky është padyshim privatizimi më i suksesshëm në historinë e vendit. Këtë e dëshmojnë, fatmirësisht, të gjitha faktet. Në vitin 2004, për këtë kompani, me të gjitha anekset dhe aksesorët e saj, u ofrua gjithsej vlera 10 milion dollarë. Ndërsa pa anekset dhe aksesorët e tjerë, pa një seri pikash shpërndarjesh dhe magazinimesh, me të cilat është krijuar një ndërmarrje tjetër, kompania u privatizua me 130 milion euro. Dua të informoj qytetarët shqiptarë se jemi të vendosur që vetëm në privatizimin e saj të marrim shumë më tepër, sesa iu ofrua ARMO-s në tërësi 4 vjet më parë, sepse ne jemi për transparencën. 

 

Konstatoj me kënaqësi dhe krenari se kjo administratë, vepër e së cilës është edhe ky sukses, ka rritur kompetencën dhe përgjegjësinë, ka rritur aftësitë negociuese dhe vlerësuese në tërësi. Nuk mund të mohohet se në këtë vlerë janë edhe kredencialet e qarta të qeverisë shqiptare. Neve na besojnë. Komuniteti botëror i biznesit beson tek ne, për të vendosur ëndrrën dhe projektin e vet.

 

Me këtë rast, dua të përgëzoj Ministrinë e Ekonomisë, ekipin që u angazhua me procesin e privatizimit, të falënderoj kompaninë e konsulencës dhe të gjitha kompanitë që morën pjesë në garë, duke e nderuar atë me pjesëmarrjen e tyre.

 

Dua të falënderoj gjithashtu Ministrinë e Brendshme dhe Policinë Kriminale e cila me një ndërhyrje precize dhe kompetente neutralizoi në kohë veprimin e papërgjegjshëm dhe korruptiv të ndonjë punonjësi, që tërësisht mbi interesa personale, bashkëpunonte çdo ditë për sabotimin e suksesit, sepse kishin marrë oferta të mëdha. Kjo ndërhyrje ishte jashtëzakonisht e dobishme, pasi e lejoi ministrin të marrë vendimet e duhura dhe natyrisht dosja ka shkuar në prokurori. Procesi u kompletua me sukses të plotë, gjobëvënësit apo gjobëprerësit morën përgjigjën që meritonin dhe arka e publikut shqiptar do të ketë 130 milion euro më shumë për të ndërtuar rrugë, shkolla, për të rritur pagat, për të zvogëluar borxhin.”


03/09/2008

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave