Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Kryeministri Berisha: Qeveria shqiptare do tė ulė mė tej me 25 % sigurimet shoqėrore
 
Kryeministri Berisha: Vendimi për uljen e sigurimeve shoqërore dhe arsyet e shkaqet që bënë të mundur këtë vendim janë dëshmi e shkëlqyer e suksesit të filozofisë sonë ekonomike. Taksa të ulëta, qeveri e vogël, qeveri në dietë, janë parimet mbi të cilat qëndron filozofia që ne aplikojmë.

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, Kryeministri Berisha vlerësoi hapat shumë të rëndësishme që janë bërë në kuadrin e reformës fiskale dhe bëri të ditur se qeveria shqiptare do të ndërmarrë hapin e dytë madhor në drejtim të uljes së sigurimeve shoqërore. “Qeveria shqiptare uli 2 vjet më parë me 31 % sigurimet shoqërore, duke ndikuar në këtë mënyrë ndjeshëm në koston e prodhimit, duke ulur barrën fiskale mbi sipërmarrësit. Qeveria do të bëjë hapin e dytë madhor në këtë drejtim. Shqipëria do të ulë me 25 % më tej sigurimet shoqërore.

Kryeministri theksoi se me këtë ulje të dytë, sipërmarrësit shqiptarë, si punëdhënës,  të cilët dy vjet më parë paguanin 31 % sigurim shoqëror për të punësuarit e tyre, duke filluar nga 1 janari i vitit 2009 e në vazhdim do të paguajnë gjithsej 15 %.

Ky vendim, nënvizoi kryeministri, u bë i mundur për shkak të konsolidimit progresiv të disiplinës fiskale në Shqipëri nga autoritetet përgjegjëse, Ministria e Financave, Drejtoria e Përgjithshme e doganave, Drejtoria e përgjithshme e tatimeve.

Ndër të tjera, kryeministri vuri në dukje se ky vendim u bë i mundur sepse, edhe pasi u ulën me 31 % taksa e sigurimeve shoqërore, të ardhurat nga sigurimet shoqërore u rritën me mbi 33 %. Duke theksuar se qëllimi i qeverisë është para së gjithash dhe mbi të gjitha barazia, liria e tregut, trajtimi i barabartë i bizneseve, Kryeministri Berisha tha se me këto hapa është bërë një thellim i madh i revolucionit të pandërprerë fiskal në Shqipëri.

 

Kryeministri u shpreh se ky zhvillim paraprin dhe shtron themelet për një reformë tjetër themelore për çdo vend, reformën e pensioneve, e cila është një reformë e pashmangshme dhe e domosdoshme për ta vendosur këtë sistem mbi baza të reja.

 

Duke theksuar se ky vendim dhe shkaqet që bënë të mundur atë janë dëshmi e shkëlqyer e suksesit të filozofisë ekonomike, Kryeministri nënvizoi se vetëm suksesi i kësaj platforme, do të mund të shprehej me vendime të tilla, si taksa të ulëta, qeveria e vogël, qeveri në dietë, që janë parimet mbi të cilat qëndron filozofia që aplikon qeveria.

 

Duke përgëzuar dhe falënderuar punonjësit dhe drejtuesit e Ministrisë së Financave, e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, e Drejtorisë së Doganave, për punën e bërë në këtë drejtim, kryeministri theksoi se pa përkushtimin dhe  eficencën e tyre, nuk do të mund ti ndërrmereshin  këto vendime të  rëndësishme.

 

Kryeministri vuri në dukje se vendime të tilla si ato për uljen e taksave, lehtësimin maksimal të barrës fiskale, etj, kanë si qëllim lehtësimin dhe  mundësimin e rritjes ekonomike. “Kjo është një përpjekje në kërkim të rritjes ekonomike. Ajo po ndodh dhe të gjithë treguesit pa përjashtim dëshmojnë se rritja është më dinamike se asnjëherë më parë. Edhe në këtë kontekst mund tu them se parimet tona, zbatimi i këtyre parimeve të mëdha, po shoqërohet me nje sukses real të ndjeshëm. Jam i bindur se biznesi shqiptar dhe ndërkombëtar do ta presin me kënaqësi të veçantë, këtë vendim.”


20/08/2008

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave