Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Verifikimi i titujve tė pronėsisė, fund abuzimit dhe kusht vendimtar nė pėrcaktimin e pronėsisė dhe kompletimin e reformės sė tokės
 

-       Kryeministri Berisha: “Garantoj të gjithë fermerët dhe qytetarët shqiptarë që kanë marrë tokë në përputhje me ligjin 7501, në përputhje me kriteret dhe në zbatim të këtij ligji, se ky proces nuk u cenon atyre asnjë centimetër tokë.”

 

-       Procesi i jep përgjigje abuzimeve të bëra, që kapin vlera të mëdha, në miliarda dollarë.

 

 

Kryeministri Berisha tha sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave se verifikimi i titujve të pronësisë përbën një kusht vendimtar për përcaktimin e pronësisë, dhënien përfundimtare të titujve dhe kompletimin e reformës së tokës.

 

Duke u ndalur në çështjen e verifikimit të titujve të pronësisë, Kryeministri e konsideroi ligjin, jashtëzakonisht të rëndësishëm dhe që i jep përgjigje abuzimeve të bëra. “Ky ligj, - theksoi Kryeministri - mund të cilësohet si ligji i antiabuzimit me tokën, apo si ligji antimafia i tokës.”

 

Duke i cilësuar spekulime qëndrimet se ky proces synon të prekë të gjithë ata që kanë përfituar nga ligji 7501, Kryeministri Berisha garantoi se nga procesi verifikimit të titujve nuk preket askush që ka përfituar tokë në mënyrë korrekte dhe në përputhje me kriteret e këtij ligji.  

 

“Dua të garantoj të gjithë fermerët dhe qytetarët shqiptarë që kanë marrë tokë në përputhje me ligjin 7501, në përputhje me kriteret dhe në zbatim të këtij ligji, se ky proces nuk u cenon atyre asnjë centimetër tokë. Çdo përpjekje për t’i trembur dhe frikësuar është thjesht përpjekje që mafia grabitqare e tokës bën kundër këtij ligji. Partia Demokratike dhe koalicioni i partive të mazhorancës nuk ka pranuar dhe nuk do të pranojë të ndryshojë ligjin 7501. Partia Republikane, partia jonë aleate, e hershme dhe tradicionale, ka pranuar gjithnjë këtë qëndrim të aleatëve të saj. Ndaj është jashtë çdo lloj spekulimi që, me këtë ligj, ne synojmë të prekim qoftë edhe një pëllëmbë tokë, të marrë në mënyrë korrekte nga ligji 7501. Por do të ishte një krim shumë i rëndë, në qoftë se ne do të titullonim abuzimin e madh të bërë me ligjin, abuzim që arrin në miliarda dollarë. Me dhjetëra mijëra hektarë janë përvetësuar në mënyrë të pandershme dhe në kundërshtim me ligjin.”

 

Kryeministri theksoi se larg çdo tendence politike, kushdo që ka abuzuar dhe ka përvetësuar tokë në kundërshtim me ligjin do të përballet me humbjen e titullit të pronësisë, ndërkohë që u sanksionon në mënyrë përfundimtare titullin e pronësisë atyre që e kanë përfituar në përputhje me kriteret e ligjit 7501.

 

“Ata që kanë grabitur tokën, në radhë të parë, janë pushtetarë dhe unë garantoj qytetarët shqiptar se në këtë shqyrtim nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë tendencë politike, të cilësdo ngjyrë apo grupim. Cilido pushtetar vendor apo qendror që ka përvetësuar tokën në kundërshtim me ligjin do të përballet me ligjin dhe humbjen përfundimtare të pronësisë mbi të. Grupi i dytë i abuzuesve të mëdhenj janë kryetarë bashkish dhe kryesisht komunash që, me pusulla dhe kundrejt korrupsionit, në kundërshtim me ligjin 7501, kanë ndarë dhe u kanë dhënë të tjerëve, qoftë edhe vjet, sasi të mëdha toke pa asnjë bazë ligjore dhe jetim mbeten pronarët. Prandaj askush të mos përpiqet të dezinformojë 400 mijë familjet shqiptare që kanë marrë tokë në përputhje me kriteret e ligjit 7501. Ligji që kemi kaluar u sanksionon atyre, në mënyrë përfundimtare, titullin e pronësisë dhe nuk i mban ata pezull, për shkak të grupeve grabitqare të tokës, por i pajis me shpejtësi dhe përfundimisht me titullin e  pronësisë,” u shpreh Kryeministri.  

 

Sipërfaqet, e pushtuara padrejtësisht, - theksoi Kryeministri - duhet të kalojnë në fondin e kompensimit të tokës, për t’ju kthyer pronarëve dhe për ta shtyrë përpara këtë proces.

 

Kryeministri Berisha kërkoi nga kryetari i komisionit qeveritar të procesit të verifikimit të titujve të pronësisë, Zëvendëskryeministri Genc Pollo që, në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Bujqësisë dhe specialistë të fushës, të hartojnë programin e punës për t’i dhënë një përgjigje sa më të shpejtë këtij problemi. 

 

 

Për kompletimin në kohë dhe me saktësi të këtij procesi, Kryeministri Berisha kërkoi mobilizimin e të gjitha resurseve financiare dhe njerëzore, si dhe përcaktimin e rregullave të bashkëpunimit, në mënyrë që komisionet e verifikimit të fillojnë menjëherë nga puna.

 

Kryeministri Berisha nënvizoi se është e rëndësishme që të gjithë ata që e kanë marrë tokën në mënyrë të pamerituar ta dorëzojnë atë, brenda një periudhe kohe të përcaktuar, në të kundërt duhet të veprojnë fuqishëm të gjitha prerogativat penale, jo me synim ndëshkimin, por rivendosjen  e së drejtës.


13/08/2008

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave