Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Kėtė vit ėshtė dyfishuar eksporti i prodhimeve vendase dhe ėshtė ulur nė mėnyrė drastike importi i tyre
 

-       Kryeministri Berisha: Rritja e prodhimit duhet parë në korrelacion me eksportin, që do të thotë se duke ndihmuar në fuqizimin e serave, ne nxisim njëkohësisht rritjen e eksporteve shqiptare.

 

Kryeministri Berisha tha sot, se bujqësia shqiptare ka njohur këtë vit zhvillime tepër pozitive me dyfishimin e eksportit të prodhimeve vendase dhe rënien e ndjeshme të importit të tyre.  Duke ia kushtuar mbledhjen e qeverisë arritjeve në fushën e bujqësisë dhe inkurajimit të mëtejshëm të tyre, Kryeministri kërkoi nga Ministria e Bujqësisë përcaktimin e masave të reja për inkurajimin e mëtejshëm të eksportit të prodhimeve bujqësore vendase.

 

“Ky vit ka një zhvillim pozitiv shumë të veçantë. Krahasuar me vitin e kaluar, këtë vit është dyfishuar në vlerë (leku) dhe është mbi dyfishuar në ton eksporti i perimeve shqiptare, si dhe ka një rënie dramatike të importit të perimeve. Ndaj dua të sjell në vëmendjen e Ministrisë së Bujqësisë se duhet të bëhet një përpjekje e dytë e madhe për inkurajimin e mëtejshëm të eksportit të produkteve bujqësore,” u shpreh Kryeministri.    

 

Kryeministri vlerësoi tepër efikase në këtë drejtim masat e ndërmarra nga qeveria në mbështetje të zhvillimit të serave me ngrohje, duke kërkuar që e njëjta vëmendja t’i kushtohet edhe zhvillimit të serave me diell.

 

“Qeveria ka bërë ndërhyrje të drejtë në ndihmë të serave, duke i ndihmuar në tërësi ato për transformimin e sistemit të ngrohjes nga nafta në mazut, por tani duhet që Ministria të përcaktojë mënyrën sesi me fondin e ardhshëm, në funksion të eksportit, të ndihmojmë serat e diellit. Sot, numri i serave, krahasuar me një vit më parë, është pesë apo gjashtëfishuar. Në raport me tregun, nga njëra anë është dyfishimi i eksportit të perimeve, ana tjetër, është rënia dramatike e importit të perimeve dhe kjo ka ardhur si rezultat i zhvillimit të këtyre serave.”

 

Kryeministri Berisha theksoi se rritja e prodhimit vendas duhet të shihet në lidhje të ngushtë me eksportin. Në funksion të kësaj, Kryeministri kërkoi nga Ministria e Bujqësisë përcaktimin e një skeme ndihme për serat me diell, në modelin e mbështetjes dhe inkurajimit të zhvillimit të vreshtave.  

 

“Ne duhet të përcaktojmë skemën e një ndihme të qeverisë për çdo dynym serë dielli, ashtu siç e bëjmë me të drejtë edhe për çdo dynym vresht. Në zonën kodrinore janë ngritur masivisht sera, çka do të thotë rritje të madhe të prodhimit në këto zona, që mund të jenë të pasura në vreshtari, por jo në prodhim perimesh. Rritja e prodhimit duhet parë në korrelacion me eksportin, që do të thotë se duke ndihmuar në fuqizimin e serave, ne nxisim njëkohësisht rritjen e eksporteve shqiptare. Ndaj duke u përqendruar tek vreshtat, ullinjtë dhe mollët, detyrimisht duhet të përqendrohemi fuqishëm edhe tek serat me diell, të cilat kanë gjithashtu disa teknika të thjeshta të ngrohjes. Ne duhet të nxisim zhvillimin e tyre. Nuk ka vend tjetër që të ketë prodhime më të shijshme se prodhimet bio të fermerëve shqiptarë, të pakrahasueshme me prodhimet sintetike, me mutacione gjenetike,” u shpreh Kryeministri.

 

Kryeministri theksoi se përfundimi i rrugës Durrës-Kukës do të ketë një ndikim të madh në rritjen e eksportit të këtyre produkteve.

 

“Këtë vit, - tha Kryeministri - eksporti i perimeve është dy herë më i madh se vitin e kaluar. Vitin e ardhshëm, me ndërtimin e rrugës, eksportet do të jenë absolutisht tre herë më të mëdha, sepse e gjithë Myzeqeja është pothuaj një muaj para Kosovës në prodhimet e saj.”


05/08/2008

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave