Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Kryeministri Berisha: Rritja e kontributit tė sektorit privat nė arsim, garanton cilėsinė dhe zhvillimin e sistemit arsimor
 
Fuqizimi i arsimit profesional dhe përshtatja e arsimit me kushtet e tregut, sfidat e mëdha të sistemit arsimor shqiptar

 

Kryeministri Berisha u shpreh sot, gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave, se rritja progresive e kontributit të sektorit privat në fushën e arsimit është i domosdoshëm për garantimin e cilësisë dhe zhvillimit të sistemit arsimor.

 

“Një nga drejtimet themelore është dhe duhet të mbetet thellimi progresiv dhe i shpejtë i kontributit, pjesëmarrjes dhe rolit të sektorit privat në fushën e arsimit. Kjo është dhe mbetet një nga drejtimet më të rëndësishme për garantimin e cilësisë dhe zhvillimin e këtij sistemi. Duke studiuar praktikat më të mira të sektorit arsimor privat, me kurajë ne duhet të ecin drejt kësaj rruge,” u shpreh Kryeministri.

 

Kryeministri konsideroi se një nga sfidat e mëdha të arsimit sot është fuqizimi i arsimit profesional në funksion të përshtatjes së tij me kushtet e reja të tregut. 

 

“Një nga problemet madhore dhe sfidat e mëdha është përshtatja e arsimit me tregun. Kjo përshtatje kalon së pari, nëpërmjet fuqizimit dhe drejtimit profesional të tij. Arsimi profesional ka një rënie të madhe, por këto vitet të fundit ka marrë kthesën e vërtetë reale. Shqipëria duhet të arrijë standardet e vendeve të BE-së në raportet arsim i përgjithshëm-arsim profesional. Ana tjetër është përshtatja e të gjitha degëve dhe fakulteteve me kushtet e reja të tregut.”

 

Në këtë drejtim, Kryeministri përshëndeti themelimin e Akademisë Profesionale në Durrës, si një institucion jashtëzakonisht të rëndësishëm në  përmbushjen e këtij qëllimi.

 

“Konsolidimi i kësaj Akademie dhe shtrirja e këtij koncepti dhe shembulli në disa universitete në vend është i domosdoshëm. Në Shqipëri, ka pasur një rënie të madhe të numrit te nxënësve të shkollave të mesme, por kjo rënie është kapërcyer falë një pune shumë serioze, në një kohë kur tre vjet më parë, mendonim, në një dilemë, të zotoheshim për arsimin e mesëm të detyrueshëm.  Por kjo po bëhet e panevojshme, sepse numri i nxënësve po rritet me shpejtësi dhe  sot është mbi 80 për qind,” u shpreh Kryeministri.  

 

Duke nënvizuar se pavarësisht këtyre arritjeve, sërish nuk jemi të kënaqur, Kryeministri theksoi se qeveria është angazhuar në ndërtimin e një zinxhiri konviktesh të reja në disa rrethe të thella të vendit, në mënyrë që çdo fëmijë që mbaron shkollën 9-vjeçare, nga çdo zone apo fshat i vendit, t’u jepet mundësia të studiojnë aty ku janë shkollat e mesme.


30/07/2008

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave