Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Kryeministri Berisha: Qeveria, tė gjithė mbėshtetjen e nevojshme kundėr korrupsionit nė sistemin shėndetėsor
 

-          “Qeveria do t’ju japë të gjithë mbështetjen e nevojshme për t’i dhënë përgjigjen e merituar korrupsionit aty ku ndodhet dhe pa asnjë hezitim për ata, të cilët bluzën e bardhë, betimin e Hipokratit, parimet e humanizmit dhe fisnikërinë e madhe të këtij profesioni marrin përsipër ta nxijnë dhe ta përlyejnë në mënyrën më të papranueshme."

 

Duke i uruar ministres Anila Godo suksese në detyrën e re të Ministres së Shëndetësisë, Kryeministri Berisha tha se reforma në sistemin shëndetësor është e vështirë, por e domosdoshme dhe kërkoi angazhimin e personaliteteve të shquara në këtë fushë.

 

“Zonja Godo, duke ruajtur arritjet e deritanishme, ju keni një barrë të rëndë reale për reformimin e thellë të sistemit shëndetësor. Në tërësi, reforma e shëndetësisë, duhet të jemi realistë, është ndër më të vështirat, por absolutisht më e domosdoshmja. Në këtë sistem, ne kemi personalitet ndër më të shquarat, shkencëtarë dhe humanistë të vërtetë të mëdhenj e të shquar. Mendja, ekspertiza dhe kontributi i tyre, nën udhëheqjen dhe drejtimin tuaj, do të mund të bëhet promotor i transformimit të këtij sistemi,” u shpreh Kryeministri.

 

Duke konsideruar një ndër prioritetet e Ministrisë së Shëndetësisë luftën kundër korrupsionit në sistemin shëndetësor, Kryeministri kërkoi qëndrim të hekurt dhe veprimin pa hezitim ndaj kujtdo që shërbimin shëndetësor publik e sheh si shërbim privat për përfitime personale.

 

“Ne, - tha Kryeministri - kemi probleme madhore në sistemin shëndetësor. Sërish në këtë sistem, kemi punonjës bluzëbardhë, të cilët shërbimin publik, të garantuar  me Kushtetutë e ligj, si shërbim falas e shesin si shërbim privat të tyre për të mbushur xhepat e llogaritë bankare dhe duke ndërtuar mirëqenien e tyre mbi fatkeqësitë e tjetrit.  Lufta kundër korrupsionit në sistemin e shëndetësisë duhet të jetë përparësi për ju. Unë ju garantoj se qeveria do t’ju japë të gjithë mbështetjen e nevojshme për t’i dhënë përgjigjen e merituar korrupsionit aty ku ndodhet dhe pa asnjë hezitim për ata, të cilët bluzën e bardhë, betimin e Hipokratit, parimet e humanizmit dhe fisnikërinë e madhe të këtij profesioni marrin përsipër ta nxijnë dhe ta përlyejnë në mënyrën më të papranueshme. Zonja Godo, duhet qëndrim i hekurt. Ne nuk detyrojmë dhe nuk pengojmë asnjë që do të pasurohet me djersën e tij në sektorin privat. Kjo mundësi do të jetë e hapur për ta, por ne nuk mund të pranojmë në mënyrë kategorike që shërbimi publik, i garantuar me taksat dhe djersën e qytetarëve shqiptarë, t’u shitet si shërbim privat për pasurimin e një apo tjetër individi, që klinikat, laboratorët të shkojnë drejt rrënimit vetëm e vetëm për t’u fuqizuar sektori privat dhe kjo duhet të marrë përgjigje të shpejtë e të merituar.”

 

Kryeministri Berisha garantoi ministren Godo për mbështetjen e plotë të qeverisë në procesin e reformave në sistemin shëndetësor dhe suksesin e tyre.

 

“Ju garantoj për mbështetjen e qeverisë dhe për çdo përpjekje që në spitalin “Nënë Tereza” dhe në çdo spital të vendit të mos mungojë asgjë. Por kjo kërkon që luftën kundër korrupsionit ta bëjmë çështje të parë të të gjitha çështjeve. Kushdo që dëshiron mund të punojnë në klinikën e  tij. Ne i respektojmë për vendimin e tyre dhe do ta mbështesim sektorin privat. Por nëse vendi mbetet bosh, unë i garantoj shqiptarët se do të marrim specialistë nga kudo, me pagat më të larta për të mbajtur sektorin publik dhe për të përmbushur Kushtetutën e vendit.”

 

Gjithashtu Kryeministri tha se nxitja e sektorit privat në shëndetësi është jashtëzakonisht e rëndësishme. Në këtë drejtim, duhet të shihet edhe dhënia e shërbimeve në këtë sektor me koncesion, duke shfrytëzuar ligjin për partneritetin privat publik që e vendos këtë proces mbi baza të ndershme dhe transparence.

 

Kryeministri Berisha shprehu bindjen se me aftësitë dhe përkushtimin e saj, ministrja Godo do të arrijë suksese në detyrën e saj në krye të Ministrisë së Shëndetësisë.


30/07/2008

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave