Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Kėshilli i Ministrave miraton planin afatmesėm tė veprimit tė programit “Brain Gain” 2008-2009
 

-          Identifikohen 20 vende në administratë me gradën “Doktor Shkencash”

Në mbledhjen e sotme, Këshilli i Ministrave miratoi planin afatmesëm të veprimit të programit “Brain Gain”, për periudhën 2008-2009. Plani i veprimit ka për qëllim përshpejtimin e ritmit të punës dhe krijimin e një klime nxitëse, për realizimin e objektivave “Brain Gain”, një nismë kjo e qeverisë shqiptare në bashkëpunim me UNDP-në për të tërhequr të gjithë ata që kanë mbaruar studimet në universitetet jashtë vendit për të dhënë kontributin e tyre në vend.

 

Kryeministri Berisha në fjalën e tij u shpreh se kjo është një reformë e cila do të vazhdojë.  “Kjo është një reformë nga e cila nuk do të hiqet dorë asnjëherë. Janë identifikuar rreth njëzet pozicione në administratë që kërkojnë nëpunës me gradën “Doktor Shkencash”, por kjo ende është një shifër e ulët. Mendoj se duhet të jetë më shumë, sepse për këtë arsye u miratuan rreth 400 vende të reja për pedagogë në universitete”, u shpreh kryeministri.  

 

Në kuadër të përpjekjeve serioze që qeveria po bën për të investuar mbi dijen, Kryeministri përmendi edhe Fondin e Ekselencës për të mbështetur me bursë ata të rinj që do të fitojë të drejtën e studimit në një nga dhjetë universitetet më të kuotuara të botës.


30/07/2008

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave