Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Kryeministri Berisha: Me dokumentet e reja dhe listat elektronike tė zgjedhėsve, zgjedhjet e ardhshme me infrastrukturė tė pashembullt zgjedhore
 

-       Pas 8 vjet mashtrimesh dhe lumi fjalësh nga qeveritë e mëparshme, kjo qeveri realizon edhe një tjetër premtim elektoral

Këshilli i Ministrave miratoi sot kontratën me kompaninë Sagem për prodhimin e letërnjoftimeve dhe pasaportave biometrike. Duke e veçuar si një ndër vendimet më të rëndësishme të mbledhjes së sotme të Këshillit të Ministrave dhe një premtim të përmbushur të qeverisë, Kryeministri Berisha i konsideroi dokumentet e reja të shumëpritura dhe të  domosdoshme për qytetarët shqiptarë, me rëndësi kombëtare dhe ndërkombëtare.  

“Rëndësia kombëtare është, së pari, në rrafshin e zgjedhjeve. Shqiptarët do të mund të bëjnë zgjedhje të lira e të ndershme me infrastrukturën më të mirë, të barabartë me atë të vendeve europiane. Karta e identitetit, pasaporta biometrike, regjistri elektronik i gjendjes civile dhe listat elektronike të zgjedhësve përbëjnë vërtet një infrastrukturë të pashembullt më parë për zgjedhjet e ardhshme. Së dyti, ka një rëndësi të madhe sigurie. Pajisja e qytetarëve shqiptarë me këto dokumente ka rëndësi të madhe edhe për liberalizimin e vizave,” u shpreh Kryeministri.  

Duke e konsideruar projektin e pritur ndër vite, një premtim të përmbushur të qeverisë, Kryeministri theksoi se me përfundimin e regjistrit elektronik të gjendjes civile, procesi i lëshimit të letërnjoftimeve dhe pasaportave biometrike do të bëhet mbi bazën më të sigurt të të dhënave.

“Ky proces, - tha Kryeministri - ishte jo i lehtë. 8 vjet nga qeveritë e mëparshme pati lumë fjalësh e premtimesh, të faktuara të tëra mashtrime dhe vetëm mashtrime. Ky projekt ishte premtim dhe iniciativë e qeverisë sonë. Pengesë serioze ka qenë mungesa e regjistrit elektronik të gjendjes civile dhe procedimi pa këtë regjistër e bënte procesin të pasigurt. Ky regjistër ka përfunduar dhe procesi i lëshimit të letërnjoftimeve dhe pasaportave biometrike është në bazën më të sigurt të të dhënave.”

Kryeministri shprehu vlerësimin se procesi transparent i tenderit përzgjodhi si fitues, me ofertën më të mirë, kompaninë Sagem, një ndër kompanitë më të njohura në Europë për prodhimin e dokumenteve të tilla.   

“Kompania e përzgjedhur si fituese Sagem dhe konsorciumi së bashku me Fondin Shqiptaro-Amerikan të Ndërmarrjeve sollën ofertën më të mirë, e cila plotësonte të gjitha kushtet teknike, të përcaktuara nga grupi i ekspertëve tanë dhe konsulenti ndërkombëtar, një ofertë pakrahasimisht më të ulët se kompanitë e tjera. Kontrata që ne miratojmë sot përfundon, duke pasur mendimin dhe ekspertizën e një kompanie konsulence britanike. “Sagem” operon në 62 vende të botës. Ajo është prodhuese e këtyre dokumenteve në një numër të madh vendesh të Bashkimit Europian.”

Kryeministri informoi se kompania “Sagem” ka premtuar se do të përmbushë në kohë kontratën.

“Dje prita në takim Presidentin e “Sagem”, i cili më njoftoi se kompania e tij është e vendosur të përmbushë në kohë kontratën. Ai më garantoi për përkushtimin e madh e të plotë të kompanisë së tij, por, nga ana tjetër, më njoftoi se ka pasur një nxitje dhe inkurajim të madh nga zyrtarë francezë, duke ditur rëndësinë e këtij projekti për Shqipërinë, që të ketë përkushtimin maksimal në realizimin e tij.”

Duke e vlerësuar një projekt tepër të rëndësishëm, Kryeministri Berisha ftoi opozitën të mbështesë këtë projekt dhe të miratojë në parlament kontratën për prodhimin e letërnjoftimeve dhe pasaportave biometrike.

“Jam në dijeni se opozita, pas reagimeve fillestare absurde, ka marrë dosjen e dokumentave - më vjen mirë për këtë - dhe është njohur me to. Ajo do të ketë mundësi të njihet me të edhe në parlament, pasi kontrata do të shkojë atje për shkak të rëndësisë strategjike që ka për vendin. Shpresoj që opozita, duke pasur parasysh transparencën e plotë e totale të këtij procesi, të mos rreshtohet mbrapa interesave të ngushta klienteliste, por ta mbështesë atë. Kundërshtimi i projekteve të mëdha për vendin nuk është një zgjidhje e goditur. Opozita e ka bërë këtë edhe me centralin nuklear, duke ngjallur me qëndrimin e tyre shqetësime edhe në kompanitë e mëdha botërore. Por dua t’ju njoftoj se i kanë marrë edhe mesazhet nga homologët e tyre socialistë se antiglobalizmi nuk është platforma e socialistëve dhe socialdemokratëve europianë. Ndaj dhe pres mirëkuptimin e tyre për këtë projekt, për të cilin me të drejtë janë shumë të interesuar, sepse ka të bëjë direkt me procesin zgjedhor. Unë ftoj qeverinë ta miratojmë kontratën dhe ta paraqesim me përparësi në parlament, në mënyrë që ta votojmë këtë javë.”

Duke u ndalur në ngjyrën e pasaportave të reja, Kryeministri sugjeroi që për pasaportat e reja të përzgjidhej e njëjta ngjyrë që kishin pasaportat e vendeve anëtare të BE-së.

“Të gjitha pasaportat e vendeve anëtare të BE-së kanë një ngjyrë. Grupi i ekspertëve tanë po imagjinonte një ngjyre tjetër, por unë mendoj të pranojmë ngjyrën universale që ka marrë Europa dhe kjo është më logjike. Të gjitha vendet anëtare të BE-së kanë përzgjedhur një ngjyrë dhe ne, me gjithë dëshirën që do të kishim t’u jepnin atyre ndonjë nuancë që e kemi më afër zemrës, le të mbetemi në ngjyrën që kanë të gjitha pasaportat e vendeve anëtare të BE-së.”

Kryeministri theksoi se duhet të fillojë puna dhe të krijohen të gjitha hapësirat, që ky proces të eci me shpejtësi dhe shqiptarët të kenë pasaporta europiane me flamur shqiptar.

 


23/07/2008

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave